Bayern Munich pagoi 50 milionë euro për të, por një dëmtim i rëndë e lë jashtë fushave për muaj të tërë

Bayern Munich pagoi 50 milionë euro për të, por një dëmtim i rëndë e lë jashtë fushave për muaj të tërë

Bayern Munich pagoi 50 milionë euro për të, por një dëmtim i rëndë e lë jashtë fushave për muaj të tërë

Bayern Munich ka marrë një lajm të keq pas barazimit 2-2 ndaj Borussia Dortmundit, pasi mesfushori ofensiv Ismael Saibari do të mungojë për tre deri në katër muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë në kyçin e këmbës.

Sponsor 3M Express

Futbollisti maroken pësoi lëndimin në ndeshjen e së shtunës, pas një përplasjeje me portierin e Dortmundit, Gregor Kobel. Ekzaminimet mjekësore zbuluan një këputje të ligamentit sindesmotik në kyçin e këmbës së djathtë, ndërsa lojtari tashmë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, konfirmoi se operacioni ka kaluar me sukses, por rikuperimi do të kërkojë disa muaj.

“Operacioni shkoi mirë dje. Sot ai ishte ulur me ne gjatë drekës. U befasova dhe e pyeta nëse rikuperimi do të zgjaste dy apo tri javë. Ai qeshi pak dhe tha: ‘Dy javë e gjysmë’. Ndoshta nuk do të jetë kështu. Presim që të mungojë për tre deri në katër muaj për shkak të këputjes së ligamentit sindesmotik”, deklaroi Eberl.

Kjo nënkupton se Saibari mund të rikthehet në fushë vetëm në shkurt ose mars të vitit 2027. Mungesa e tij përbën një goditje për kampionët gjermanë, të cilët në të njëjtën ndeshje humbën edhe shërbimet e Serge Gnabryt, i cili pësoi një dëmtim muskulor në pjesën e pasme të kofshës së majtë.

Investim prej 50 milionë eurosh

Saibari iu bashkua Bayernit më 1 korrik 2026, duke ardhur nga PSV Eindhoven. Edhe pse klubet nuk i publikuan zyrtarisht shifrat e marrëveshjes, mediat raportuan se transferimi kushtoi rreth 50 milionë euro, ndërsa me bonuset shuma mund të arrinte deri në 55 milionë euro. PSV konfirmoi se bëhej fjalë për shitjen më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Futbollisti 25-vjeçar nënshkroi kontratë pesëvjeçare, deri në verën e vitit 2031, dhe mori fanellën me numrin 34.

Bayerni e kishte ndjekur për një kohë të gjatë dhe ishte bindur për cilësitë e tij, veçanërisht pas paraqitjes kundër bavarezëve në Ligën e Kampionëve në janar të vitit 2026, kur Saibari shënoi në humbjen 2-1 të PSV-së.

Në Mynih vlerësuan veçanërisht aftësinë e tij për të depërtuar në mbrojtjen kundërshtare, lojën një kundër një, forcën fizike dhe agresivitetin në presion.

Në sezonin aktual, Saibari ka regjistruar 14 paraqitje zyrtare në të gjitha garat me Bayernin, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë po aq asistime. Ai ka luajtur tetë ndeshje në Bundesliga, tri në Ligën e Kampionëve, dy në Kupën e Gjermanisë dhe një në Superkupën e Gjermanisë.

Nga akademitë belge te suksesi në Holandë

Ismael Saibari ka lindur më 28 janar 2001 në Terrassa të Spanjës, ndërsa është rritur në Belgjikë, ku familja e tij u zhvendos kur ai ishte gjashtëvjeçar.

Ai u zhvillua në akademitë e Anderlechtit, Mechelenit dhe Genkut, përpara se në vitin 2020 të transferohej te PSV Eindhoven.

Fillimisht luajti për ekipin e dytë, por me kalimin e kohës arriti të bëhej një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës së parë. Gjatë periudhës së tij në Eindhoven, ai fitoi tri kampionate holandeze radhazi, dy Kupa dhe tri Superkupa.

Në 142 paraqitje zyrtare për ekipin e parë të PSV-së, Saibari realizoi 42 gola dhe regjistroi 29 asistime.

Sezoni 2025/26 ishte veçanërisht i suksesshëm për të, pasi shënoi 15 gola dhe dhuroi tetë asistime në 27 ndeshje të kampionatit holandez, duke u vlerësuar si futbollisti më i mirë i ligës.

Ai pati paraqitje të rëndësishme edhe me Përfaqësuesen e Marokut në Kupën e Botës 2026, ku realizoi tre gola në fazën e grupeve. Gjithashtu, shënoi penalltinë vendimtare në serinë e 11-metërshave kundër Holandës në fazën e 1/16-tës.

Megjithatë, pas një fillimi premtues në aventurën e tij te Bayerni, një dëmtim i rëndë do ta detyrojë të qëndrojë për disa muaj larg fushave. /Telegrafi/

Lexo edhe

Murati: Për Lojërat Mesdhetare 2030 është krijuar një kod i përbashkët buxhetor

Murati: Për Lojërat Mesdhetare 2030 është krijuar një kod i përbashkët buxhetor

Kurti dhe shefja e re e IOM-it diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Kurti dhe shefja e re e IOM-it diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Simeone e vlerëson Kane si fitues të merituar të `Topit të Artë`

Simeone e vlerëson Kane si fitues të merituar të `Topit të Artë`

Bayern Munich pagoi 50 milionë euro për të, por një dëmtim i rëndë e lë jashtë fushave për muaj të tërë | Momenti