Gjobë prej 1,000 eurosh për hapjen ilegale të rrugës në Bjeshkën e Lybeniqit

Gjobë prej 1,000 eurosh për hapjen ilegale të rrugës në Bjeshkën e Lybeniqit

Gjobë prej 1,000 eurosh për hapjen ilegale të rrugës në Bjeshkën e Lybeniqit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se është shqiptuar një gjobë prej 1,000 eurosh për hapjen ilegale të një rruge në Bjeshkën e Lybeniqit.

Sipas saj, pas pranimit të informacioneve për ndërtimin e rrugës, zyrtarët e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, në bashkëpunim me Policinë, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sponsor 3M Express

“Ndaj punëkryesit është ngritur procesverbal dhe është shqiptuar gjobë mandatore në vlerë prej 1,000 eurosh. Ky është rasti i dytë i evidentuar në të njëjtin lokacion”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar edhe Prokuroria dhe se do të ndërmerren hapa të mëtejshëm ligjorë.

“Nuk do të lejojmë ndërhyrje të tilla që dëmtojnë natyrën. Bjeshkët tona do t’i mbrojmë me çdo mekanizëm ligjor!”, ka deklaruar Pacolli. 

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shtatë emigrantë vdesin afër Ishujve Kanari, mbi 380 të tjerë shpëtohen

Shtatë emigrantë vdesin afër Ishujve Kanari, mbi 380 të tjerë shpëtohen

Pejë: Ndalohen dy persona të dyshuar për grabitjen e një shtetaseje të huaj, me urdhër të u.d. së Kryeprokurores Dishaj-Haxhosaj

Pejë: Ndalohen dy persona të dyshuar për grabitjen e një shtetaseje të huaj, me urdhër të u.d. së Kryeprokurores Dishaj-Haxhosaj

Kërkohet grant i veçantë për shërbimet sociale në Kosovë

Kërkohet grant i veçantë për shërbimet sociale në Kosovë