Zelensky: Sulmi rus në Zaporizhia la 18 të vrarë dhe pesë të plagosur

Zelensky: Sulmi rus në Zaporizhia la 18 të vrarë dhe pesë të plagosur

Zelensky: Sulmi rus në Zaporizhia la 18 të vrarë dhe pesë të plagosur

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se një sulm ajror rus në fshatin Komyshuvakha, në rajonin e Zaporizhias, ka shkaktuar vdekjen e 18 personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve.

Sponsor 3M Express

Sipas Zelenskyt, forcat ruse fillimisht bombarduan një shkollë që përdorej për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Ai tha se pas sulmit të parë pasoi një tjetër sulm me nëntë bomba, të cilat goditën drejtpërdrejt strehimoren ku ishin mbledhur banorët.

Përmes një reagimi në Telegram, presidenti ukrainas akuzoi Rusinë se nuk po tregon gatishmëri për uljen e tensioneve dhe për arritjen e paqes.

Fshati Komyshuvakha ndodhet në juglindje të qytetit të Zaporizhias.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dy persona ndalohen për grabitjen e një shtetaseje të huaj në Pejë

Dy persona ndalohen për grabitjen e një shtetaseje të huaj në Pejë

Direkt nga BBVK, gazetarja Nitaj zbulon se sonte ka një zarf të kuq (VIDEO)

Direkt nga BBVK, gazetarja Nitaj zbulon se sonte ka një zarf të kuq (VIDEO)

Rahoveci me logo të re, por rrushin “e vjetër” (VIDEO)

Rahoveci me logo të re, por rrushin “e vjetër” (VIDEO)

Zelensky: Sulmi rus në Zaporizhia la 18 të vrarë dhe pesë të plagosur | Momenti