Gjini: Paralajmëruam skandalin e aflatoksinave më 22 tetor, sot u konfirmua gjithçka pikë për pikë

Gjini: Paralajmëruam skandalin e aflatoksinave më 22 tetor, sot u konfirmua gjithçka pikë për pikë

Gjini: Paralajmëruam skandalin e aflatoksinave më 22 tetor, sot u konfirmua gjithçka pikë për pikë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas konfirmimit zyrtar të pranisë së aflatoksinave mbi kufijtë e lejuar në tregun e Kosovës, duke thënë se këtë skandal e kishte paralajmëruar më 22 tetor.

Sponsor 3M Express

Gjini ka thënë se paralajmërimi i tij është dëshmuar i saktë, ndërsa ka ngritur shqetësimin për rrezikun që aflatoksinat paraqesin për shëndetin e qytetarëve.

“Me datë 22 tetor, në emisionin Context me Leart Hoxhën në ATV e paralajmërova me saktësi këtë super skandal. Sot, ajo që ne paralajmëruam doli e vërtetë, pikë për pikë!”, ka shkruar Gjini.

Ai ka theksuar se aflatoksinat janë substanca tejet toksike, të cilat jo vetëm që rrezikojnë kafshët, por mund të kalojnë edhe në qumësht, duke kërcënuar shëndetin e fëmijëve dhe familjeve.

Gjini ka thënë se Aleanca në vazhdimësi ka alarmuar qytetarët për skandalet e njëpasnjëshme të Qeverisë, duke e cilësuar rastin si dëshmi të neglizhencës ndaj sigurisë ushqimore.

“Kjo që po ndodhë është pasqyrë e një pushteti që neglizhon sigurinë tonë kombëtare dhe ushqimore”, ka deklaruar ai.

Në fund, kryetari i Aleancës ka kërkuar mbrojtje dhe llogaridhënie për qytetarët e Kosovës, duke kritikuar Qeverinë për mungesë reagimi përballë skandaleve që rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve.

Lexo edhe

Kujdesi ndaj kancerit: Jo vetëm në Tetorin Rozë, por gjatë gjithë vitit

Kujdesi ndaj kancerit: Jo vetëm në Tetorin Rozë, por gjatë gjithë vitit

Sot filloi rigjykimi për rastin “Onkologjia 2”

Sot filloi rigjykimi për rastin “Onkologjia 2”

Shtatë emigrantë vdesin afër Ishujve Kanari, mbi 380 të tjerë shpëtohen

Shtatë emigrantë vdesin afër Ishujve Kanari, mbi 380 të tjerë shpëtohen