“Basha e Gashani, ndalni gënjeshtrat”, Përparim Rama akuzon dy ministrat dhe Qeverinë për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare

“Basha e Gashani, ndalni gënjeshtrat”, Përparim Rama akuzon dy ministrat dhe Qeverinë për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare

“Basha e Gashani, ndalni gënjeshtrat”, Përparim Rama akuzon dy ministrat dhe Qeverinë për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrave Dimal Basha dhe Blerim Gashani në Kuvendin e Kosovës lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Rama i ka akuzuar ata për deklarata të pavërteta dhe përpjekje për ta zhvendosur përgjegjësinë e Qeverisë te ai dhe Kryeqyteti.

Ai ka theksuar se mbështet organizimin e Lojërave Mesdhetare dhe përfshirjen e qyteteve të tjera, por kërkon që gjithçka të bëhet në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe Masterplanin e miratuar.

Rama ka rikujtuar se Prishtina dhe ai kanë vetëm tri nga 12 votat në Komitetin Organizativ, ndërsa shumicën vendimmarrëse e kanë Qeveria dhe Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në reagimin e tij, ai ka ngritur shqetësime për mospagesën e obligimeve ndaj Komitetit Ndërkombëtar, për të cilat Qeveria ka dhënë garanci, si dhe për përpjekjet për ndryshimin e Masterplanit.

Kryetari i Prishtinës ka kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se po e përdor këtë ngjarje për agjendë populiste dhe po nxit përçarje mes qyteteve, në vend që të përmbushë obligimet institucionale.

Në fund, Rama ka paralajmëruar se vonesat dhe mosrealizimi i zotimeve mund ta rrezikojnë organizimin e Lojërave, duke kërkuar nga Qeveria që të veprojë pa humbur më shumë kohë.

Postimi pa ndërhyrje i Përparim Ramës

BASHA E GASHANI, NDALNI GËNJESHTRAT NË KUVEND! MOS I RREZIKONI LOJËRAT MESDHETARE PËR AGJENDËN TUAJ POPULLISTE!

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 janë një mundësi historike për Kosovën. Kemi përgjegjësi me e jetësu këtë mundësi dhe me ua lënë brezave një trashëgimi që na bën krenarë.

Deputeti Basha dhe ministri Gashani po e përdorin foltoren e Kuvendit për me mashtru qytetarët dhe me e fsheh përgjegjësinë e Qeverisë përmes akuzave ndaj meje dhe Kryeqytetit. Letrat me vërejtje nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, drejtuar Qeverisë së Kosovës, dëshmojnë qartë se ku janë problemet dhe kush duhet t’i përmbushë obligimet.

Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i qartë: i mbështes Lojërat dhe përfshirjen e qyteteve të tjera, në përputhje me marrëveshjet dhe Masterplanin e miratuar.

Unë dhe Kryeqyteti kemi vetëm 3 nga 12 vota në Komitetin Organizativ. Qeveria dhe Komiteti Olimpik i Kosovës e kanë shumicën vendimmarrëse. Përgjegjësinë për vendimet e tyre duhet ta marrin para qytetarëve.

Po kërkojmë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe të Masterplanit të hartuar nga profesionistët e të miratuar nga institucionet e Kosovës dhe Komiteti Ndërkombëtar. Çdo zotim i marrë në emër të Kosovës duhet të përmbushet.

Kryeministri Kurti po e përdor këtë ngjarje historike për agjendën e tij populiste, duke nxitur përçarje mes qyteteve dhe duke hedhur akuza për t’iu shmangur përgjegjësisë. Ndërkohë, koha për pagesat, infrastrukturën dhe përmbushjen e obligimeve po kalon.

Rreziku për këtë organizim po vjen nga veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë:

• Mospagesa e obligimeve ndaj Komitetit Ndërkombëtar, për të cilat vetë Qeveria ka dhënë garanci.

• Përpjekjet për ndryshimin e Masterplanit të miratuar.

Afatet po mbarojnë. Çdo ditë e humbur e rëndon përgjegjësinë dhe e rrezikon këtë mundësi historike.

QEVERIA DUHET T’I PËRMBUSHË OBLIGIMET E VETA, TANI!

Ne do të vazhdojmë me punu për Prishtinën dhe për Kosovën, me përkushtimin që e kemi pasur që nga dita e parë. Qytetarët meritojnë t’i shohin Lojërat të realizohen me sukses dhe Kosovën të dalë faqebardhë para botës.

Kuvendi meriton dinjitet. Qytetarët meritojnë të vërtetën. Kosova meriton që fjala e dhënë në emër të saj të mbahet!

/Telegrafi/

Lexo edhe

Të shtëna me armë në Uashington, të paktën katër persona të plagosur

Të shtëna me armë në Uashington, të paktën katër persona të plagosur

Vazhdon drama mes Mateos dhe Brikenës, çifti bën lëvizjen e ‘papritur’

Vazhdon drama mes Mateos dhe Brikenës, çifti bën lëvizjen e ‘papritur’

Të paktën katër persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Uashington

Të paktën katër persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Uashington