Gjykata ende pa vendim për kompaninë e udhëtimeve “Reisebüro”, që dyshohet për mashtrim ndaj qytetarëve

Gjykata ende pa vendim për kompaninë e udhëtimeve “Reisebüro”, që dyshohet për mashtrim ndaj qytetarëve

Gjykata ende pa vendim për kompaninë e udhëtimeve “Reisebüro”, që dyshohet për mashtrim ndaj qytetarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ende nuk ka marrë vendim lidhur me procedurën kundërvajtëse të iniciuar ndaj agjencisë turistike “Reisebüro Prishtina International”, e cila dyshohet për reklamim të ofertave me përmbajtje mashtruese ndaj konsumatorëve, shkruan Gazeta Insajderi.

Sponsor 3M Express

Rasti kishte nisur pas veprimeve të Inspektoratit të Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i cili kishte iniciuar procedurë kundërvajtëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Mashtrimi dyshohet se ishte për një ofertë promocionale e publikuar në rrjetet sociale më 6 nëntor të vitit të kaluar për linjën e fluturimit Helsinki–Prishtinë–Helsinki, ku ishte reklamuar një kupon zbritjeje me kodin “SALE2026”.

Sipas Inspektoratit të Tregut, kompania dyshohet se ka përdorur reklama me informata dhe përmbajtje mashtruese, duke mos specifikuar nivelin e përqindjes së zbritjes dhe duke shkaktuar ose rrezikuar të shkaktojë huti te konsumatorët.

Ndonëse rasti është ende në gjykatë, nga kompania kanë konfirmuar se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë vendim nga gjykata dhe se procedura gjyqësore është ende në vazhdim.

“Ju informojmë se deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë vendim nga gjykata lidhur me çështjen në fjalë. Rasti vijon të jetë në procedurë gjyqësore. Sapo të pranojmë vendimin përkatës, do t’ju njoftojmë”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.

Në anën tjetër, Gjykata Themelore në Prishtinë nuk i është përgjigjur kërkesës së Gazetës Insajderi për informacione lidhur me statusin aktual të kësaj lënde dhe nëse është marrë ndonjë vendim.

Kujtojmë se kompania “Reisebüro Prishtina International” i kishte kundërshtuar më herët pretendimet e Inspektoratit të Tregut, duke i cilësuar ato të pabazuara.

Në një përgjigje për Insajderin, kompania kishte deklaruar se ofertat promocionale dhe zbritjet paraqiten në mënyrë transparente, ndërsa kishte sqaruar se vlera e zbritjes përmes kodit promocional përcaktohet varësisht nga destinacioni, data dhe lloji i rezervimit.

Inspektorati i Tregut dërgon në Gjykatë agjencinë turistike “Reisebüro Prishtina”

Inspektorati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kishte iniciuar procedurë kundërvajtëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj agjencisë turistike “Reisebüro Prishtina International”, pas një ankese të një konsumatori dhe inspektimeve të zhvilluara nga inspektorët.

Sipas dokumentacionit të Inspektoratit, kompania dyshohet se kishte publikuar reklama me përmbajtje mashtruese lidhur me ofertat e fluturimeve, përkatësisht kishte promovuar një kod zbritjeje “SALE2026”, pa specifikuar qartë përqindjen e zbritjes që përfitonin konsumatorët.

Inspektorati kishte vlerësuar se një praktikë e tillë mund të shkaktonte huti te konsumatorët dhe të ndikonte në vendimmarrjen e tyre për blerjen e shërbimeve. Për këtë arsye, kishte kërkuar nga gjykata ndërmarrjen e masave ndëshkimore të parapara me legjislacionin në fuqi.

Në kërkesën e tij, Inspektorati kishte evidentuar shkelje të dispozitave të Ligjit Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, përkatësisht neneve 9, 13 dhe 31.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

LEX | Dyshohet se e rrahën në mes të Prizrenit dhe e mbajtën peng në Prishtinë – nga një muaj paraburgim për pesë shtetas turq

LEX | Dyshohet se e rrahën në mes të Prizrenit dhe e mbajtën peng në Prishtinë – nga një muaj paraburgim për pesë shtetas turq

Jensen Huang jep dorëheqje nga drejtimi i Nvidia-s pas skandalit me dy lidhje jashtëmartesore

Jensen Huang jep dorëheqje nga drejtimi i Nvidia-s pas skandalit me dy lidhje jashtëmartesore

Pesë shtetas turq dërgohen në paraburgim, dyshohet se rrahën, therën me thikë dhe mbajtën peng një person për 10 orë

Pesë shtetas turq dërgohen në paraburgim, dyshohet se rrahën, therën me thikë dhe mbajtën peng një person për 10 orë

Gjykata ende pa vendim për kompaninë e udhëtimeve “Reisebüro”, që dyshohet për mashtrim ndaj qytetarëve | Momenti