Gjyqi ndaj ish-profesorit Krasniqi caktohet të nis nesër

Gjyqi ndaj ish-profesorit Krasniqi caktohet të nis nesër

Gjyqi ndaj ish-profesorit Krasniqi caktohet të nis nesër

Gjyqi kundër ish-profesorit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është ricaktuar të nis nesër.

Sponsor 3M Express

Seanca e parë gjyqësore do të mbahet nga ora 09:30, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti.

Shqyrtimi i kësaj çështje ishte caktuar të nis qysh para dy muajsh, por nëntë seanca bllok, njëra pas tjetrës, fillimisht ishin shtyrë.

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar Klan Kosova, Prokuroria përshkruan deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë të cilat janë cilësuar si të dëmtuara dhe dëshmitare në rastin ndaj Krasniqit.

Bëhet fjalë për E. B, D. V, A. M dhe R. A, deklaratat e të cilave, sipas Prokurorisë, kanë qenë ndër provat mbi të cilat është mbështetur përshkrimi i gjendjes faktike në aktakuzë.

Prokurori i Shtetit, sipas aktakuzës, ka deklaruar se deklaratat e të dëmtuarave dhe dëshmitarëve janë në përputhje me njëra-tjetrën dhe se këtyre deklaratave u ka dhënë besim.

Mbi këtë bazë, Prokuroria konsideron se në veprimet e të pandehurit Xhevat Krasniqi janë manifestuar elementet e veprës penale ‘Ngacmimi seksual”.

Cilat janë konkretisht pretendimet e katër studenteve dhe çka ka deklaruar i akuzuari – detajet i gjeni në linqet e mëposhtme.

Lexo edhe

LEX | Dyshohet se e rrahën në mes të Prizrenit dhe e mbajtën peng në Prishtinë – nga një muaj paraburgim për pesë shtetas turq

LEX | Dyshohet se e rrahën në mes të Prizrenit dhe e mbajtën peng në Prishtinë – nga një muaj paraburgim për pesë shtetas turq

Jensen Huang jep dorëheqje nga drejtimi i Nvidia-s pas skandalit me dy lidhje jashtëmartesore

Jensen Huang jep dorëheqje nga drejtimi i Nvidia-s pas skandalit me dy lidhje jashtëmartesore

Pesë shtetas turq dërgohen në paraburgim, dyshohet se rrahën, therën me thikë dhe mbajtën peng një person për 10 orë

Pesë shtetas turq dërgohen në paraburgim, dyshohet se rrahën, therën me thikë dhe mbajtën peng një person për 10 orë

Gjyqi ndaj ish-profesorit Krasniqi caktohet të nis nesër | Momenti