Arsenali blindon yjet, pas Artetës radha e Rice, Odegaard e Timber

Arsenali blindon yjet, pas Artetës radha e Rice, Odegaard e Timber

Arsenali blindon yjet, pas Artetës radha e Rice, Odegaard e Timber

Hapi i parë për kampionët në fuqi të Premier League ishte zgjatja e kontratës së trajnerit Mikel Arteta me katër vite të tjera. Tashmë, vëmendja e drejtuesve është përqendruar te mesfushori Declan Rice, me të cilin po zhvillohen bisedime për një marrëveshje të re.

Rice është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Arsenalit që prej transferimit nga West Ham United në korrik të vitit 2023, për shumën prej 105 milionë paundësh. Deri tani, 27-vjeçari ka regjistruar më shumë se 150 paraqitje si titullar për “Topçinjtë”.

Sponsor 3M Express

Kontrata aktuale e Rice skadon në qershor të vitit 2028, por Arsenali synon ta zgjasë atë edhe për dy vite të tjera. Një marrëveshje e re pritet të shoqërohet edhe me rritje të ndjeshme të pagës së tij, e cila aktualisht raportohet të jetë rreth 240 mijë paund në javë.

Nëse rinovimi i Rice realizohet, ai mund të afrohet me nivelin e pagës së Bukayo Sakës, i cili raportohet se përfiton rreth 350 mijë paund në javë.

Odegaard dhe Timber, objektivat e radhës

Pas Rice, drejtuesit e Arsenalit pritet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë edhe kapitenit Martin Odegaard dhe mbrojtësit Jurrien Timber.

Të dy futbollistët kanë kontrata deri në fund të sezonit 2027/28, por klubi dëshiron të sigurojë shërbimet e tyre për një periudhë edhe më të gjatë.

Forma e shkëlqyer e Odegaardit në fillim të këtij sezoni, së bashku me rëndësinë që Timber vazhdon të ketë në planet e Artetës, kanë bindur drejtuesit se të dy lojtarët meritojnë kontrata të reja.

Arsenali synon kështu të ruajë boshtin e skuadrës dhe të krijojë stabilitet afatgjatë në “Emirates Stadium”, në përpjekje për të vazhduar objektivin për dominim në futbollin anglez.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Barça hyn në garë për talentin e Fulhamit, në skenë edhe gjigantët evropianë

Barça hyn në garë për talentin e Fulhamit, në skenë edhe gjigantët evropianë

Arrestohet një person në Mitrovicë të Jugut, dyshohet për vrasje në tentativë

Arrestohet një person në Mitrovicë të Jugut, dyshohet për vrasje në tentativë

Shala: Albin Kurtin dhe bashkëpunëtorët e VV nuk duhet me i pa në politikë

Shala: Albin Kurtin dhe bashkëpunëtorët e VV nuk duhet me i pa në politikë