Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj kritikave dhe reagimeve ndërkombëtare pas ndryshimeve të bëra nga Kuvendi i Kosovës në ligjin për Dhomat e Specializuara.

Tahiri ka thënë se ndërhyrja në këtë ligj erdhi si pasojë e problemeve të grumbulluara gjatë procesit gjashtëvjeçar, duke theksuar se qëllimi nuk është zhbërja e Dhomave të Specializuara, por ndryshimi i mënyrës se si është ndërtuar dhe zbatuar ky mekanizëm.
“Ajo çka ka ndodhë në Kuvendin e Kosovës është shumë e thjeshtë. Është ndryshuar një ligj i cili vjen si rrjedhojë e shumë dështimeve, jo vetëm në procesin gjashtëvjeçar, mirëpo edhe në aspektin dhe qëllimin për çka është distancuar”, ka deklaruar Tahiri.
Sipas tij, Kuvendi ka vepruar brenda kompetencave të tij për të ndërhyrë në një ligj që është miratuar nga vetë ky institucion.
“Ky kufizim nuk e zhbën, por e përmirëson një institucion i cili synon të ketë drejtësi”, ka thënë Tahiri.
Ai ka deklaruar se ndryshimet tashmë janë në fuqi dhe se ato nuk e ndryshojnë orientimin institucional dhe politik të Kosovës.
“Vendimi është i plotfuqishëm, Kosova vazhdon rrugëtimin e vet, qëllimet institucionale dhe politike që i ka”, ka deklaruar ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Tahiri për ndryshimet në Ligjin e Speciales: Nuk e zhbëjnë Gjykatën, por synojnë ta përmirësojnë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




