Rama për postin e kryeministrit: Nëse problemi është keqpërdorimi i nivelit qendror, do ta luftoj

Rama për postin e kryeministrit: Nëse problemi është keqpërdorimi i nivelit qendror, do ta luftoj

Rama për postin e kryeministrit: Nëse problemi është keqpërdorimi i nivelit qendror, do ta luftoj

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në emisionin “DPT te Fidani” ka folur rreth deklarimit të tij për kandidimin për kryeministër të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Rama theksoi se nëse problemi është në nivel qendror, ai, siç tha, do ta luftojë këtë problem, transmeton Klankosova.tv.

“E kam thënë edhe më përpara, që unë kam ardh këtu për me i ndihmu vendit tim, për me i ndihmu kryeqytetit. Dhe kam thënë që të gjitha projektet të cilat i kam prezantuar munden me u kry nremda dy mandateve. Domethënë nuk e kam pasur asnjëherë mendjen për me mendu ndoshta për nivele më të larta”, tha Rama në Klan Kosova.

“Po mendimi im ka qenë që unë kam me qenë këtu, kam me mujt me bashkëpunu me njerëzit që janë të votuar prej qytetarëve të Kosovës, njerëz që e duan vendin, që duan me bashkëpunu, që nuk mendojnë mbrapsht, që nuk janë egocentrikë, që nuk janë psikopatë, që janë njerëz normal”, shtoi ai.

“Si e tillë kur e shoh që është shumë e kjart tendenca e tyre sabotuese dhe bllokuese, normal që e shoh ku është problemi. Dhe nëse unë e luftoj problemin në çdo nivel. Nëse problemi qenka pikërisht keqpërdorimi i nivelit qendror, atëherë keni me më pasë edhe mu. Aty kam me luftu”, tha kreu i Prishtinës.

Lexo edhe

Sulm me dron rus në Kharkiv të Ukrainës, vriten dy gra dhe një foshnje

Sulm me dron rus në Kharkiv të Ukrainës, vriten dy gra dhe një foshnje

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi me dron në Kharkiv, tre fëmijë në mesin e të vrarëve

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi me dron në Kharkiv, tre fëmijë në mesin e të vrarëve

Këta janë anëtarët e Grupit Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Këta janë anëtarët e Grupit Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së