Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së (VIDEO)

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së (VIDEO)

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së (VIDEO)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Në emisionin “DPT te Fidani”, Rama tha se është absolutisht i gatshëm për këtë angazhim, duke theksuar se ka pasur biseda si me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ashtu edhe me anëtarë të tjerë të partisë, transmeton Klankosova.tv.

“Unë i kam ndihmuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas 12 viteve, LDK është e para në kryeqytet, dhe e kam ofruar, po them, ndihmën time gjatë gjithë kohës dhe vazhdoj me e ofru këtë ndihmë. Normal që jam i interesuar me i ndihmu Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe me nxjerr prej aty ku është. Si gjithmonë, kam qenë aty për ta, jam aty për ta, do të jem aty për ta”, u shpreh Rama.

Megjithatë, ai tha se ende nuk e ka marrë vendimin nëse do të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e brendshme të LDK-së.

“Ende nuk e kam marr vendimin, por besoj që po!”, u shpreh ai.

Lexo edhe

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit

Christiane Amanpour largohet nga CNN pas 43 vjetësh

Christiane Amanpour largohet nga CNN pas 43 vjetësh

Sulm me dron rus në Kharkiv të Ukrainës, vriten dy gra dhe një foshnje

Sulm me dron rus në Kharkiv të Ukrainës, vriten dy gra dhe një foshnje

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së (VIDEO) | Momenti