Tensionet gjatë protestës janë përshkallëzuar më tej, pasi protestuesit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave në zonën e Piacës, me qëllim të pengimit të lëvizjes së forcave të policisë.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, kazanët e mbeturinave janë përdorur si pengesa në rrugë, në përpjekje për të vështirësuar avancimin e policisë drejt zonës ku ndodhen protestuesit.

Situata në terren mbetet e tensionuar, ndërsa djegia e kazanëve ka shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe përplasje të mundshme mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Burimi: Dukagjini




