Arian Tahiri reagon për përleshjen në Kuvendin e Mitrovicës: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e pronave publike

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka reaguar pas konfliktit fizik të ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, mes stafit të kryetarit Faton Peci dhe asamblistëve të PDK-së.

Sponsor 3M Express

Në reagimin e tij, Tahiri ka thënë se ngjarja e sotme është pasojë e asaj që ai e cilëson si arrogancë, papërgjegjësi dhe qeverisje të mbrapshtë të instaluar në qytet, transmeton IndeksOnline.

“Ky pushtet abuziv e ka shndërruar Kuvendin Komunal në arenë provokimesh e përplasjesh fizike, ndërkohë që në prapaskenë po bën pazare me pronat publike. Nuk do ta lejojmë askënd t’i keqpërdorë pasuritë e Mitrovicës për interesa politike, personale apo klienteliste. Kushdo që tenton ta bëjë këtë, do të na ketë përballë! Pronën publike dhe interesin e qytetarëve do t’i mbrojmë në çdo mënyrë dhe me çdo kusht!”, ka shkruar Tahiri.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kurti në Bruksel: Kosova pret statusin e kandidatit në BE, nuk po kërkojmë favore

Kurti në Bruksel: Kosova pret statusin e kandidatit në BE, nuk po kërkojmë favore

Eksperti gjerman: BE-ja i injoroi paralajmërimet për Vuçiqin, SHBA-ja e ndali ushtrinë serbe drejt Kosovës

Eksperti gjerman: BE-ja i injoroi paralajmërimet për Vuçiqin, SHBA-ja e ndali ushtrinë serbe drejt Kosovës

Prezantuesja televizive humb jetën në një aksident tragjik, vetëm pak pasi festoi ditëlindjen

Prezantuesja televizive humb jetën në një aksident tragjik, vetëm pak pasi festoi ditëlindjen

Arian Tahiri reagon për përleshjen në Kuvendin e Mitrovicës: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e pronave publike | Momenti