Kurti në Bruksel kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Është vonuar prej kohësh

Kurti në Bruksel kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Është vonuar prej kohësh

Kurti në Bruksel kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Është vonuar prej kohësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që vendit t’i jepet sa më parë statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sponsor 3M Express

Gjatë mbërritjes në samitin BE-Ballkani Perëndimor, në Bruksel, Kurti ka theksuar se Kosova ka pritur prej kohësh për këtë hap, duke shtuar se avancimi drejt integrimit evropian duhet të bazohet në meritë dhe në përparimin e arritur në disa fusha.

“Jam shumë i lumtur që jam në Bruksel. Presim një shkëmbim konstruktiv idesh dhe mendimesh për rrugën përpara. Presim statusin e vendit kandidat për vendin tonë. Është vonuar prej kohësh. Kemi dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE dhe jemi i vetmi vend pa statusin e kandidatit. Nuk po kërkojmë favore, por njohjen e përparimit të Kosovës, të zhvillimit demokratik, sundimit të ligjit, të drejtave politike dhe luftës kundër korrupsionit. Statusi i vendit kandidat jo vetëm që është shumë i rëndësishëm, por është edhe çështje urgjente”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se zgjedhjet që mbahen çdo muaj në kontinentin evropian e bëjnë të rëndësishme shfrytëzimin e mundësive për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Çdo muaj ka zgjedhje në kontinentin tonë dhe çdo gjë ka rëndësi. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për zgjerimin me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat mbi bazën e meritës, sepse e meritojmë”, ka shtuar Kurti.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kurti në Bruksel: Kosova pret statusin e kandidatit në BE, nuk po kërkojmë favore

Kurti në Bruksel: Kosova pret statusin e kandidatit në BE, nuk po kërkojmë favore

Eksperti gjerman: BE-ja i injoroi paralajmërimet për Vuçiqin, SHBA-ja e ndali ushtrinë serbe drejt Kosovës

Eksperti gjerman: BE-ja i injoroi paralajmërimet për Vuçiqin, SHBA-ja e ndali ushtrinë serbe drejt Kosovës

Prezantuesja televizive humb jetën në një aksident tragjik, vetëm pak pasi festoi ditëlindjen

Prezantuesja televizive humb jetën në një aksident tragjik, vetëm pak pasi festoi ditëlindjen