Guardiola paralajmëron aventurën e radhës: Do të drejtoj një kombëtare

Guardiola paralajmëron aventurën e radhës: Do të drejtoj një kombëtare

Guardiola paralajmëron aventurën e radhës: Do të drejtoj një kombëtare

Pep Guardiola ka zbuluar se hapi i tij i radhës në karrierë do të jetë drejtimi i një kombëtareje, duke lënë të kuptohet se në të ardhmen dëshiron të provojë veten edhe në nivelin e futbollit ndërkombëtar.

Sponsor 3M Express

Trajneri 55-vjeçar katalunas ka zbuluar gjithashtu se gjatë këtij viti kishte refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Italisë.

Guardiola ka treguar se kishte marrë telefonata nga Paolo Maldini dhe Leonardo, por në atë periudhë kishte ndier nevojën për të pushuar pas aventurës te Manchester City.

“Një kombëtare është hapi im i radhës. Fakti që Italia më konsideroi ishte një nga nderimet më të mëdha të karrierës sime. Një apo dy vite më parë, me shumë gjasë do ta kisha pranuar, por kur më telefonuan Paolo Maldini dhe Leonardo, kisha nevojë për një pushim”, ka deklaruar Guardiola për ‘L’Équipe’.

Mbetet të shihet se cila do të jetë kombëtarja që do t’i besohet një prej trajnerëve më të suksesshëm të futbollit modern./Klankosova.tv.

Lexo edhe

Barcelona mbetet pa Fermín Lopez për dy ndeshjet e ardhshme në La Liga

Barcelona mbetet pa Fermín Lopez për dy ndeshjet e ardhshme në La Liga

Lenars Namani, talenti i ri i portës që po shkëlqen te Trepça ’89

Lenars Namani, talenti i ri i portës që po shkëlqen te Trepça ’89

Lukashenko ironizon me pretendimet territoriale të Putinit: Rusia duhet t’i kthehet Mongolisë

Lukashenko ironizon me pretendimet territoriale të Putinit: Rusia duhet t’i kthehet Mongolisë