Kurti në Bruksel: Kosova pret statusin e kandidatit në BE, nuk po kërkojmë favore

Kurti në Bruksel: Kosova pret statusin e kandidatit në BE, nuk po kërkojmë favore

Kurti në Bruksel: Kosova pret statusin e kandidatit në BE, nuk po kërkojmë favore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian ta njohë progresin e Kosovës dhe t’i japë vendit statusin e kandidatit për anëtarësim, duke theksuar se kjo nuk është çështje favori, por meritë.

Sponsor 3M Express

Në hyrje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Bruksel, Kurti ka thënë se Kosova ka pritur gjatë për këtë status, ndonëse në disa fusha ka shënuar progres të dukshëm.

Ai ka rikujtuar se në dhjetor bëhen katër vjet prej kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa ende nuk ka marrë statusin e kandidatit.

“Sa i përket Kosovës, ne presim statusin e kandidatit për shtetin tonë. Është vonuar shumë. Në dhjetor do të bëhen katër vjet qëkur kemi aplikuar për pranim në BE. Vetë e kam dorëzuar në Pragë gjatë presidencës çeke. Jemi i vetmi shtet pa statusin e kandidatit”, ka deklaruar Kurti para gazetarëve.

Ai ka theksuar se Kosova nuk po kërkon shpërblime, privilegje apo favore nga BE-ja, por vlerësimin e progresit të arritur në fusha të ndryshme.

Sipas tij, Kosova ka avancuar në demokraci, rritje ekonomike, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, të drejtat politike dhe liritë qytetare.

Kurti ka thënë se, sa u përket indekseve të demokracisë, Kosova renditet ndër vendet e para në Ballkanin Perëndimor, duke qenë ose në vendin e parë ose të dytë.

Kryeministri ka vlerësuar se çështja e statusit të kandidatit, e cila deri më tani ka qenë shumë e rëndësishme për Kosovën, tashmë është shndërruar në çështje urgjente.

Në këtë kontekst, ai ka shprehur pritjen që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian, në dhjetor, t’i kërkohet Komisionit Evropian të japë opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Kërkon zbatim të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit

Në fjalën e tij, Kurti ka përsëritur edhe kërkesën për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai ka përmendur në veçanti marrëveshjet që lidhen me mobilitetin, si dhe njohjen e diplomave të studentëve dhe profesionistëve, duke kërkuar që zotimet e marra të zbatohen në praktikë.

Ndërkaq, duke folur për sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, Kurti ka kërkuar nga Serbia arrestimin dhe dorëzimin e Milan Radoiçiqit, të cilin e ka cilësuar si kryeterrorist të sulmit të 24 shtatorit 2023.

Kërkesa për statusin e kandidatit dhe zbatimin e marrëveshjeve evropiane pritet të jenë ndër temat që Kosova do t’i ngrejë në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Lexo edhe

Barcelona mbetet pa Fermín Lopez për dy ndeshjet e ardhshme në La Liga

Barcelona mbetet pa Fermín Lopez për dy ndeshjet e ardhshme në La Liga

Lenars Namani, talenti i ri i portës që po shkëlqen te Trepça ’89

Lenars Namani, talenti i ri i portës që po shkëlqen te Trepça ’89

Lukashenko ironizon me pretendimet territoriale të Putinit: Rusia duhet t’i kthehet Mongolisë

Lukashenko ironizon me pretendimet territoriale të Putinit: Rusia duhet t’i kthehet Mongolisë