Anulohet takimi në Athinë për Lojërat Mesdhetare, Përparim Rama: Skandal për shtetin tonë

Anulohet takimi në Athinë për Lojërat Mesdhetare, Përparim Rama: Skandal për shtetin tonë

Anulohet takimi në Athinë për Lojërat Mesdhetare, Përparim Rama: Skandal për shtetin tonë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pas anulimit të takimit në Athinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke kërkuar llogaridhënie nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Rama ka renditur arsyet që, sipas njoftimit zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës, kanë çuar në anulimin e takimit nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.

Ai ka përmendur mungesën e përgjigjeve, obligimet e papërmbushura dhe moskonfirmimin e delegacionit brenda afatit të caktuar.

Rama ka shprehur shqetësimin për situatën, duke theksuar se ky takim do të ishte një prej përpjekjeve të fundit për të shmangur rrezikimin e organizimit të kësaj ngjarjeje të madhe sportive në Kosovë.

“Pas të gjitha paralajmërimeve, tani anulohet edhe takimi ku duhej të bëheshin përpjekjet e fundit për të mos ua humbur qytetarëve të Kosovës këtë mundësi historike!”.

“Ky është skandal! Ky është turpi i shtetit tonë!”, ka përfunduar reagimin e tij Rama./Telegrafi/

Lexo edhe

“Ku je ministër, a ma prune?” – Dosja e Prokurorisë për rastin e kokainës, përgjimet që e lidhin Astrit Haraqinë me shpërndarësin e kokainës

“Ku je ministër, a ma prune?” – Dosja e Prokurorisë për rastin e kokainës, përgjimet që e lidhin Astrit Haraqinë me shpërndarësin e kokainës

Hapet zyra e Avokatit të Popullit në Mitrovicë të Veriut

Hapet zyra e Avokatit të Popullit në Mitrovicë të Veriut

Çmimet e naftës bien në tregjet botërore, rriten pritjet për furnizim më të madh

Çmimet e naftës bien në tregjet botërore, rriten pritjet për furnizim më të madh