Amir Rrahmani kapiten, “paqe” mes Napolit dhe Lazios

Amir Rrahmani kapiten, “paqe” mes Napolit dhe Lazios

Amir Rrahmani kapiten, “paqe” mes Napolit dhe Lazios

Napoli dhe Lazio kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 11-të në Serie A.

Sponsor 3M Express

Dy skuadrat italiane zhvilluan një sfidë shumë të baraspeshuar, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1-1.

Vlen të ceket se në këtë sfidë shiriti i kapitenit iu besua yllit nga Kosova, Amir Rrahmani tek “Napolitanët”, si pasojë e mungesës së Giovanni di Lorenzos dhe Matteo Politanos.

Lazio e nisi më mirë për të pasur disa raste shënimi dhe golin e gjeti falë Davide Frattesit, që e finalizoi për mrekulli asistimin e Noslin (28’).

Napoli pastaj kishte një mundësi të mirë shënimi me Rasmus Hojlund, mirëpo që danezi s’ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.

Ishte Alfonso Pedraza që shënoi një autogol në përpjekje për ta larguar topin duke bërë që të barazohet rezultati në “Diego Maradona” (48’).

Tutje, të dy skuadrat kërkuan golin e fitores megjithatë assesi s’ia dolën t’i finalizojnë aksionet.

Kësisoj, Lazio vazhdon si lider me 29 pikë ndërsa Napoli zë pozitëne 10-të me 15 sosh./Telegrafi/

Lexo edhe

Zanfina Ismaili tregon se ka qenë e bullizuar nga kolegët dhe ish-misset

Zanfina Ismaili tregon se ka qenë e bullizuar nga kolegët dhe ish-misset

Nxirret nga liqeni i Ujmanit vetura që ishte fundosur, policia jep detaje

Nxirret nga liqeni i Ujmanit vetura që ishte fundosur, policia jep detaje

Kryeministri britanik uron Kurtin, rithekson mbështetjen për Kosovën

Kryeministri britanik uron Kurtin, rithekson mbështetjen për Kosovën

Amir Rrahmani kapiten, “paqe” mes Napolit dhe Lazios | Momenti