Alarm në Gjilan | Zhduken dy vajza të mitura nga Livoçi i Epërm – familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë

Dy vajza të mitura nga fshati Livoç i Epërm i Gjilanit janë raportuar të zhdukura, pasi janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe familjarët nuk kanë arritur të mësojnë vendndodhjen e tyre.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy vajza të lindura në vitet 2011 dhe 2013, për zhdukjen e të cilave familjarët janë paraqitur në Polici më 17 tetor, rreth orës 20:40.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, vajza më e vogël ishte larguar nga shtëpia më 16 tetor, para mesnatës, ndërsa familjarët nuk kanë arritur të mësojnë se ku ndodhej.

Ndërkohë, babai i vajzës tjetër ka deklaruar se e kishte parë për herë të fundit të bijën më 16 tetor, rreth orës 22:30.

Ai fillimisht kishte menduar se vajza kishte shkuar te shoqja e saj, por gjatë ditës, pas kontakteve me familjarët, kishte kuptuar se ajo nuk ndodhej as aty.

Pasi nuk kanë arritur t’i lokalizojnë, familjarët e të dy vajzave kanë kërkuar ndihmën e Policisë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa me udhëzim të tij është iniciuar procedura “Persona të zhdukur”.

Rasti i është kaluar Njësisë së Hetimeve Rajonale për veprime të mëtejshme dhe përpjekje për gjetjen e dy të miturave.

Deri në momentin e raportimit nuk kishte informacione për vendndodhjen e vajzave.

Për shkak se bëhet fjalë për të mitura, nuk publikohen të dhëna identifikuese të tyre.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alarm në Gjilan | Zhduken dy vajza të mitura nga Livoçi i Epërm – familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga zjarri pranë një baze ushtarake në Kanada

Disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga zjarri pranë një baze ushtarake në Kanada

Avionët luftarakë rumunë rrëzojnë dy dronë mbi Detin e Zi

Avionët luftarakë rumunë rrëzojnë dy dronë mbi Detin e Zi

Shtohen sulmet ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit, raportohen dy incidente të reja

Shtohen sulmet ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit, raportohen dy incidente të reja