Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka mirëpritur caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Gani Gecit, pas arrestimit të tij për veprën penale të kanosjes ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Përmes një reagimi, AGK-ja ka kërkuar që gjatë vazhdimit të procesit, prioritet t’i jepet sigurisë fizike të gazetarit Mehmetaj.
“AGK-ja pret që i gjithë procesi të vazhdojë duke i dhënë prioritet sigurisë fizike të Mehmetajt”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, AGK-ja ka theksuar rëndësinë e trajtimit profesional të rastit, duke vënë në fokus sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në Kosovë.
Sipas AGK-së, mbrojtja e gazetarëve dhe garantimi i lirisë së mediave mbeten thelbësore për ushtrimin e lirë dhe të sigurt të gazetarisë në vend.




