Edon Zhegrova mund të rikthehet në formacionin titullar të Juventusit në ndeshjen e radhës në Serie A.

Paraqitjet e tij me Kombëtaren e Kosovës gjatë ndeshjeve të fundit në UEFA Nations League duket se kanë ndikuar pozitivisht në vlerësimin për sulmuesin kosovar. Zhegrova shënoi një gol dhe regjistroi një asistim në katër ndeshjet e Kosovës gjatë kësaj pauze ndërkombëtare.
Sipas formacionit të parashikuar nga “Sky Sport Italia”, 27-vjeçari pritet ta nisë nga minuta e parë përballjen e Juventusit me Cagliarin.
Në këtë skenar, Zhegrova do të marrë vendin e Francisco Conceicaos, i cili pritet të mbetet në stol. Sky Sport e ka përfshirë kosovarin në formacionin e mundshëm të bardhezinjve për këtë përballje.
Cagliari dhe Juventus do të përballen të dielën, më 11 tetor, me fillim nga ora 20:45.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post A po kthehet Zhegrova në formacionin startues të Juventusit? Ja si e sheh “Sky Sport” appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




