Banorët e Big Brother Vip Kosova 5, Zoja Nushi dh Dion Mala janë përfshirë në një debat të nxehtë mes tyre.

Për disa veprime dhe për mënyrën e komunikimit, Dioni i ka kërkuar falje Zojës, e cila më pastaj ka kërkuar të dijë se pse ai po kërkon falje.
“Për çka me më kërku falje, sa vjet i ki? Ti nuk duhet me më prekë, a din me komuniku si njeri…Ti ke i vetdishjëm kur më preke”, ka qenë përgjigja e Zojës, gjatë komunikimit me Dionin.
Ndërsa, ky i fundit është munduar ta sqarojë veprimin e tij, duke e përsëritur kërkimfaljen.
“Edhe ti je e vetëdijshme kur vjen te unë dhe më provokon. Ishte paqëllim. Qata po du me të kërku falje.”, ka thënë Dioni, derisa debate mes tyre ka vazhduar. /Klankosova.tv




