15 fëmijë në skenën e “Akordeve të Kosovës” /Video

15 fëmijë në skenën e “Akordeve të Kosovës” /Video

15 fëmijë në skenën e “Akordeve të Kosovës” /Video

Festivali “Akordet e Kosovës”, në edicionin e këtij viti, për herë të parë organizon edhe një mbrëmje të veçantë për fëmijë, me 15 artistë të rinj që do të performojnë ‘live’ me orkestër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Mbrëmja e fëmijëve, e quajtur “Akordet për Fëmijë”, është nata e tretë dhe përmbyllëse e festivalit, ndërsa pritet të sjellë këngë me mesazhe për dashurinë, paqen, vetëbesimin dhe ëndrrat e fëmijëve.

Sponsor 3M Express

Producentja ekzekutive e kësaj mbrëmjeje, Valbona Tahiri, tha për RTK-në se në skenë do të ngjiten 15 fëmijë, disa prej të cilëve do të provojnë për herë të parë emocionet e një festivali të tillë.

Ajo e cilësoi këtë organizim si një mundësi të rëndësishme për artistët e rinj dhe shprehu bindjen se mbrëmja për fëmijë do të bëhet pjesë tradicionale e “Akordeve të Kosovës”.

“Është nata e tretë, nata e fundit, por ndoshta më e rëndësishmja, pasi fëmijët rikthehen në skenë dhe do të këndojnë ‘live’ me orkestër”, tha Tahiri.

Mbrëmjen do ta prezantojë Adea Pula, e cila dikur ishte vetë pjesë e skenave muzikore për fëmijë.

Ndërkohë, në dy netët paraprake të festivalit, të dedikuara për të rriturit, u shpallën edhe fituesit.

Çmimin e parë nga juria e fitoi Troja Bicurri me këngën “Mali dhe Hëna”. Çmimi i orkestrës iu nda Fatbarda Nikçit, ndërsa çmimin për tekstin më të mirë e fitoi Olympia me këngën “Amanet”.

Një nga momentet e veçanta të këtij edicioni ishte ndarja e çmimit për vepër jetësore për kompozitoren Pranvera Badivuku.

Në festival morën pjesë edhe artistë të njohur, ndër ta Jonida Maliqi, Bojken Lako, Besnik Çaka, Sejat Jakupi dhe Deniza Begolli.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Deputetja e OBRM-PDUKM-së: VLEN luajti rolin e “Kalit të Trojës” në favor të BDI-së

Deputetja e OBRM-PDUKM-së: VLEN luajti rolin e “Kalit të Trojës” në favor të BDI-së

Gërvalla kërkon hetim të plotë dhe pa vonesa për tragjedinë në Demiraj të Gjilanit

Gërvalla kërkon hetim të plotë dhe pa vonesa për tragjedinë në Demiraj të Gjilanit

Rama ironizon sërish me LVV-në për punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, pastaj bageri dhe tash projekti

Rama ironizon sërish me LVV-në për punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, pastaj bageri dhe tash projekti