Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanoska, akuzoi koalicionin VLEN se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë mbështeti kandidatin e AKI-së, në vend që të dëshmonte se dallon politikisht nga BDI-ja.

Gjatë një paraqitjeje në televizionin Sitel, Stojanoska vlerësoi se VLEN, me këtë veprim, shpërndau votat dhe luajti në favor të BDI-së.
“Mendoj se luajtën rolin e Kalit të Trojës dhe vepruan në favor të BDI-së, përkatësisht shpërndanë votat e elektoratit”, deklaroi Stojanoska.
Ndryshe, kandidati shqiptar i AKI-së Arkin Jahiji ka shpallur fitore në Komunën e Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën pas vdekjes së kandidatit Jovica Ilievski./Telegrafi/




