Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi

Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi

Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin në Turqi dhe theksoi nevojën për bisedime në nivel liderësh për t’i dhënë fund luftës.

Sponsor 3M Express

Ai e tha këtë në një intervistë për CNN Türk, sipas agjencisë Ukrinform.

“Po, ne jemi gati. Jemi gati për këtë takim në Turqi. Qëndrimi i Turqisë për këtë çështje është i qartë. Qëndrimi i presidentit (Recep Tayyip) Erdogan është i qartë. Kemi marrëdhënie të ngushta dhe të mira me Turqinë”, tha Zelensky, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth gatishmërisë së tij për t’u takuar me Putinin në atë vend.

Presidenti ukrainas u shpreh se Turqia mund të jetë një ndërmjetësues praktik dhe realist, duke kujtuar gjithashtu mbështetjen e Ankarasë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“E di që presidenti Erdogan ka kanalet e tij të komunikimit me Putinin. Prandaj, ne e mbështesim mbajtjen e një takimi në Turqi”, theksoi ai.

Sipas Zelenskyt, pavarësisht bisedimeve të zhvilluara në formate të ndryshme nga ekipet teknike dhe delegacionet, lufta vazhdon.

Ai theksoi se një takim mes liderëve është i domosdoshëm, pasi shoqëritë presin që lufta të marrë fund dhe të ketë përparim konkret përmes diplomacisë.

“Ekipet teknike mund të hasin vështirësi në arritjen e rezultateve gjatë takimeve. Por nuk besoj se ka ndonjë problem që ne, si liderë, nuk mund ta zgjidhim nëse shfaqim vullnetin tonë. Kjo është arsyeja pse dua të takohem, si një nga ata që marrin vendime”, citohet të ketë thënë Zelensky.

Për më tepër, Zelensky beson se garancitë e sigurisë, rindërtimi i Ukrainës dhe çështja territoriale duhet të diskutohen në nivel liderësh.

Njëkohësisht, presidenti theksoi se Ukraina nuk do të heqë dorë nga territoret e saj dhe nuk do t’i njohë si ruse territoret e pushtuara përkohësisht – përfshirë Krimenë – pasi kjo do të binte ndesh me Kushtetutën dhe vullnetin e shoqërisë ukrainase. /Telegrafi/

Lexo edhe

Arjola Demiri rrëfen vështirësitë e martesës dhe divorcit: “Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës”

Arjola Demiri rrëfen vështirësitë e martesës dhe divorcit: “Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës”

Ish-opinionistja e Big Brother, Ori Benijaj pranon se i ka ngrirë vezët: I kam marr masat

Ish-opinionistja e Big Brother, Ori Benijaj pranon se i ka ngrirë vezët: I kam marr masat

Flokët e hollë duken pa jetë? Frizura “shixie” u jep volum dhe një pamje më rinore, pa shumë mundim

Flokët e hollë duken pa jetë? Frizura “shixie” u jep volum dhe një pamje më rinore, pa shumë mundim