Pse studentët nuk po krijojnë një lëvizje politike? Përgjigjet aktivistja Paola Pesjaka

Pse studentët nuk po krijojnë një lëvizje politike? Përgjigjet aktivistja Paola Pesjaka

Pse studentët nuk po krijojnë një lëvizje politike? Përgjigjet aktivistja Paola Pesjaka

Aktivistja Paola Pesjaka ka vlerësuar se është ende herët për të folur për krijimin e një lëvizjeje studentore në Shqipëri, pavarësisht ndikimit që ka pasur fitorja e listës studentore në Serbi në këtë debat.

Sponsor 3M Express

E ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Pesjaka është pyetur për mundësinë që protestat në Shqipëri të shndërrohen në një lëvizje politike. Ajo ka thënë se një hap i tillë në këtë fazë mund të përçajë pjesëmarrësit dhe të dobësojë frymën e protestës.

Sipas saj, në protestë janë bashkuar studentë, të rinj, përfaqësues të partive të vogla opozitare, të moshuar dhe kategori të ndryshme të shoqërisë, të cilat i bashkon një kërkesë e përbashkët: ndryshimi i mënyrës së qeverisjes.

Pesjaka ka theksuar se kërkesa nuk është personale dhe nuk lidhet vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama, por me ndryshimin e mënyrës se si qeveriset vendi.

“Kjo temë është delikate. Në shesh ka të rinj, ka studentë, ka grupe të ndryshme, siç ka parti të vogla opozitare, ka të moshuar, kategori të ndryshme që në shesh janë mbledhur për një arsye të caktuar. Kështu që të them se është ende herët për të folur për një lëvizje të mundshme studentore. Pse? Sepse mendoj se do të përçante frymën e studentëve për atë që ata kërkojnë”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka sqaruar se protesta ka një kërkesë kryesore dhe nëntë kërkesa të tjera, ndërsa ka insistuar se synimi është ndryshimi i qeverisjes dhe jo thjesht zëvendësimi i kryeministrit.

“Pse them qeverisjes dhe nuk them ndryshimi i kryeministrit? Sepse kuptohet sikur ne e kemi personale me Edi Ramën. Ne kërkojmë diçka më të madhe, që është ndryshimi i mënyrës së qeverisjes. Nuk është personale. Ne po flasim për zgjedhje të mundshme parlamentare që do të jenë pas dy vitesh. Prandaj ne kërkojmë ndryshimin e mënyrës së qeverisjes”, ka thënë Pesjaka.

Duke iu referuar zhvillimeve në Serbi, ajo ka pranuar se fitorja e listës studentore ka nxitur diskutimet për krijimin e një lëvizjeje të ngjashme edhe në Shqipëri. Megjithatë, ka theksuar se rasti serb ka pasur dinamikë të veçantë dhe se procesit të konsolidimit të lëvizjes atje i janë dashur dy vjet.

“Patjetër që rasti i Serbisë i dha shumë hov mendimit të njerëzve për krijimin e një lëvizjeje, por ama ne e dimë që përfaqësuesit e lëvizjes studentore në Serbi nuk ishin studentë dhe iu deshën dy vite për t’u konsoliduar. Lëvizja studentore ka qenë një lëvizje që po e bëjnë vetë studentët për t’u përfaqësuar, por jo lëvizje politike”, ka theksuar ajo.

Lexo edhe

Arjola Demiri rrëfen vështirësitë e martesës dhe divorcit: “Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës”

Arjola Demiri rrëfen vështirësitë e martesës dhe divorcit: “Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës”

Ish-opinionistja e Big Brother, Ori Benijaj pranon se i ka ngrirë vezët: I kam marr masat

Ish-opinionistja e Big Brother, Ori Benijaj pranon se i ka ngrirë vezët: I kam marr masat

Flokët e hollë duken pa jetë? Frizura “shixie” u jep volum dhe një pamje më rinore, pa shumë mundim

Flokët e hollë duken pa jetë? Frizura “shixie” u jep volum dhe një pamje më rinore, pa shumë mundim

Pse studentët nuk po krijojnë një lëvizje politike? Përgjigjet aktivistja Paola Pesjaka | Momenti