By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë
Lajme

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Momenti
Published: June 5, 2026

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar dy vendime të reja ndaj Serbisë, që kanë të bëjnë me vendosjen e masave anti-dumping për importin e farës së grurit dhe kufizimin sasior për importin e aluminit dhe artikujve prej alumini.

Kusari-Lila tha se vendimet synojnë mbrojtjen e prodhuesve vendorë dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në tregun e Kosovës.

“Sot në cilësinë e ministres në detyrë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Inovacionit, kam ftuar këtë konferencë për t’ju informuar juve dhe qytetarët e Kosovës lidhur me dy vendime të rëndësishme që kemi marrë ndaj Serbisë, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e bizneseve vendore nga praktikat e padrejta tregtare. Të dyja këto vendime janë të bazuara në analiza statistikore dhe janë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Ditën e djeshme, kam marrë vendim për fillimin e hetimit zyrtar lidhur me importin e farës së grurit me origjinë nga Serbia”, tha ajo.

Your browser does not support the video tag.

Ajo theksoi se hetimi është iniciuar pas ankesës së prodhuesve vendorë të farës së grurit, të cilët kanë ngritur dyshime për shitje me çmime dumping nga Serbia.

“Ky vendim është rezultat i një ankese të paraqitur nga kompanitë prodhuese vendore të farës së grurit, të cilat kanë ngritur dyshime se fara e grurit e importuar nga Serbia po shitet me çmime dumping, duke dëmtuar prodhimin vendor. Për këtë arsye, në përputhje me legjislacionin në fuqi, është vendosur inicimi i hetimit zyrtar për të vlerësuar ekzistencën e praktikave të dumpingut dhe ndikimin e tyre në industrinë vendore. Ajo është analizuar me shumë kujdes nga Departamenti i Tregtisë, duke ndjekur hapat e verifikimit paraprak të kërkesës, ashtu siç kërkohet me këtë ligj. Andaj, në përputhje me nenin 28 të këtij ligji, pas shqyrtimit të kërkesës nga Departamenti i Tregtisë dhe konsultimit me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe, gjetjet e analizës preliminare tregojnë se ekzistojnë indikacione se importi i këtij produkti nga Serbia, përmes shitjes me çmime dumping dhe në sasi të konsiderueshme, si dhe me cilësi të dyshuar, po shkakton dëme materiale ndaj industrisë vendore të prodhimit të farës së grurit në Kosovë”, tha ajo.

Sipas saj, analiza preliminare është mbështetur në të dhëna të siguruara nga Dogana e Kosovës, Ministria e Bujqësisë dhe çmimet e shitjes në tregun e Serbisë.

“Analiza preliminare bazohet në zhvillimet e sektorit të prodhimit të farës së grurit në Kosovë, duke u mbështetur në të dhënat e siguruara gjatë hulumtimit të prodhuesit vendor, pikat e shitjes me pakicë, të dhënat nga importi, nga Dogana e Kosovës, të dhënat mbi kapacitetet prodhuese dhe nevojat e tregut të siguruara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe çmimet e shitjes në tregun e Serbisë. Nëse gjatë fazës së hetimit vërtetohen dyshimet për aplikimin e çmimeve dumping dhe dëmin e shkaktuar ndaj industrisë vendore, në përputhje me nenin 39 të Ligjit për Masat Anti-Dumping dhe Masat Kundërbalancuese, si ministre do të marr vendim për vendosjen e detyrimeve të përkohshme anti-dumping për mbrojtjen e prodhimit vendor”, tha ajo.

Kusari-Lila bëri të ditur se është marrë edhe vendim për kufizim sasior të importeve të aluminit nga Serbia.

“Kam marrë sot vendim për të përcjellë në qeveri, i cili ka të bëjë me vendosjen e kuotës sasiore ndaj Serbisë për importin e aluminit dhe artikujve prej alumini, me qëllim mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurimin e kushteve të barabarta të konkurrencës në tregun e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Ajo sqaroi se masa parasheh kufizim të importeve dhe tarifa shtesë për sasitë që tejkalojnë kuotën e përcaktuar.

“Kjo masë synon mbrojtjen e prodhimit vendor, rivendosjen e kushteve të drejta të konkurencës dhe garantimin e trajtimit reciprok në marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve. Vendimi do të dorëzohet në Qeveri, parasheh pika si në vijim. Vendoset kuota sasiore ndaj Serbisë për importin e aluminit, artikujt prej aluminit me qëllim mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurimin e kushteve të barabarta të konkurencës në Republikën e Kosovës. Masa e kuotës zbatohet për produktet e importit me origjinë nga Serbia të klasifikuara në kapitullin 76, alumini dhe artikujt prej tij, sipas nomenklaturës së mallrave në Republikën e Kosovës. Kuota e importit caktohet në nivelin prej 30% të vëllimit total të importeve të produkteve të klasifikuara në kapitullin 76, alumini dhe artikujt prej tij me origjinë nga Serbia, të realizuara gjatë vitit 2025. Për periudhën nga hyrja në fuqi e këtij vendimi deri me 31 dhjetor 2026, sasia maksimale e lejuar për import në kuadër të kuotës është 637.26 ton. Importet që tejkalojnë këtë kuotë do t’i nënshtrohen tarifës doganore prej 50%. Obligohet Dogana e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi”, tha ajo.

source

You Might Also Like

Musliu-Shoshi: Kosova sot ka rendin kushtetues seriozisht të rrezikuar
Prokuroria e policia mbrëmë zhvilluan aksion në Deçan, pesë persona u arrestuan për bixhoz të paligjshëm
Kurti prezanton projektin e banimit social, vlera 37 milionë euro për 21 komuna
Djali i Rexhep Selimit, Ares Selimi, merr pjesën në nisjen “Orën e Pritjes” në Prishtinë
Haradinaj propozon që partitë t’ia vazhdojnë mandatin për President Hashim Thaçit: Është nder për ne si shqiptarë

LEXO GJITHASHTU

Ramush Haradinaj propozon Thaçin për president: T’i vazhdohet mandati që iu ndal në gjysmë
Ramush Haradinaj propozon Thaçin për president: T’i vazhdohet mandati që iu ndal në gjysmë
TOP Momenti
Njësia A4 rikthehet në operim, KEK njofton për startimin e saj
Njësia A4 rikthehet në operim, KEK njofton për startimin e saj
TOP Momenti
2 orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë, kolona arrin 1.2 kilometra
2 orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë, kolona arrin 1.2 kilometra
TOP Momenti
​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet
​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet
TOP Momenti
BDI: Shkrirja e VLEN-it në një parti është vetëm propagandë, Alternativa vazhdon të figurojë si parti e veçantë
BDI: Shkrirja e VLEN-it në një parti është vetëm propagandë, Alternativa vazhdon të figurojë si parti e veçantë
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti flet për hapjen e plotë të Urës së Ibrit: Sot takohem me Ulutash, urat e reja e bënë absurde mbajtjen e saj të mbyllur
Lajme

Kurti flet për hapjen e plotë të Urës së Ibrit: Sot takohem me Ulutash, urat e reja e bënë absurde mbajtjen e saj të mbyllur

August 22, 2026
PDK e AAK në Kuvend, prezentë edhe Hamza e Haradinaj
Lajme

PDK e AAK në Kuvend, prezentë edhe Hamza e Haradinaj

August 22, 2026
Nga sot “Ora e Pritjes” në shesh numëron ditët deri më 16 shtator kur Haga shpall verdiktin
Lajme

Nga sot “Ora e Pritjes” në shesh numëron ditët deri më 16 shtator kur Haga shpall verdiktin

August 22, 2026
Sot mot përvëlues, temperaturat deri në 37°C – pasdite mund të ketë rrebeshe
Lajme

Sot mot përvëlues, temperaturat deri në 37°C – pasdite mund të ketë rrebeshe

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?