By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti prezanton projektin e banimit social, vlera 37 milionë euro për 21 komuna
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti prezanton projektin e banimit social, vlera 37 milionë euro për 21 komuna
Lajme

Kurti prezanton projektin e banimit social, vlera 37 milionë euro për 21 komuna

Momenti
Published: August 22, 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në konferencë për media të paralajmëruar nga ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dhe ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.

Kurti në konferencën që pati në fokus çështjet që lidhen me banimin social dhe politikat për mbështetjen e familjeve në nevojë, këtë projekt e ka cilësuar si një investim të rëndësishëm  për dinjitetin e familjeve, barazinë dhe sigurinë sociale.“Sot po prezantojmë projektin e banimit social adekuat në Republikën e Kosovës, një investim ky i rëndësishëm për dinjitetin e familjeve, si dhe për barazinë e sigurinë sociale. Kësisoj po bëjmë një hap të rëndësishëm në një prej fushave të cilën e kemi vendosur në qendër të punës tonë si Qeveri e Republikës së Kosovës, e kjo është përmirësimi i mirëqenies së familjeve e krijimi i kushteve më të mira për jetë”, tha Kurti.

Your browser does not support the video tag.

Pacolli: Nga e hëna nisin marrëveshjet me 21 komuna për banimin social.

Ndërsa, ministrja  në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se nga e hëna do të nisë nënshkrimi i marrëveshjeve me 21 komuna përfituese, në kuadër të projektit për banim social.,“Duke filluar nga dita e hënë, ne nisim nënshkrimin e marrëveshjeve me 21 komuna përfituese, duke shënuar kështu investimin më të madh publik në fushën e banimit social në Kosovë. Ky projekt nuk është thjesht një projekt infrastrukturor, por një platformë e vërtetë për drejtësi sociale, ku askush nuk mbetet pas”, tha Pacolli.

Sipas saj, projekti ka një vlerë totale prej 37 milionë eurosh, prej të cilave 25 milionë euro financohen drejtpërdrejt nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës, ndërsa 12 milionë euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Ai ka një vlerë prej 37 milionë eurove, ku 25 milionë euro financohen direkt prej Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, ndërsa 12 milionë euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, deklaroi Pacolli.Kurti mori pjesë në këtë konferencë për media, ani se nuk ishte paralajmëruar nga Zyra e Kryeministrit./KP/

The post Kurti prezanton projektin e banimit social, vlera 37 milionë euro për 21 komuna appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mbi 300 arrestime për shkak të zjarreve në Greqi
Musliu-Shoshi: Kosova sot ka rendin kushtetues seriozisht të rrezikuar
Prokuroria e policia mbrëmë zhvilluan aksion në Deçan, pesë persona u arrestuan për bixhoz të paligjshëm
Djali i Rexhep Selimit, Ares Selimi, merr pjesën në nisjen “Orën e Pritjes” në Prishtinë
Haradinaj propozon që partitë t’ia vazhdojnë mandatin për President Hashim Thaçit: Është nder për ne si shqiptarë

LEXO GJITHASHTU

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë, Siim Kallas
Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë, Siim Kallas
TOP Momenti
​Prezantohet projekti i banimit social adekuat, Kurti e cilëson një investim të rëndësishëm për dinjitetin e familjeve
​Prezantohet projekti i banimit social adekuat, Kurti e cilëson një investim të rëndësishëm për dinjitetin e familjeve
TOP Momenti
Për një natë, 262 shoferë të sanksionuar në Shkup
Për një natë, 262 shoferë të sanksionuar në Shkup
TOP Momenti
Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
TOP Momenti
Publikohen çmimet e naftës dhe benzinës për sot, ja sa do të kushtojnë
Publikohen çmimet e naftës dhe benzinës për sot, ja sa do të kushtojnë
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti flet për hapjen e plotë të Urës së Ibrit: Sot takohem me Ulutash, urat e reja e bënë absurde mbajtjen e saj të mbyllur
Lajme

Kurti flet për hapjen e plotë të Urës së Ibrit: Sot takohem me Ulutash, urat e reja e bënë absurde mbajtjen e saj të mbyllur

August 22, 2026
PDK e AAK në Kuvend, prezentë edhe Hamza e Haradinaj
Lajme

PDK e AAK në Kuvend, prezentë edhe Hamza e Haradinaj

August 22, 2026
Nga sot “Ora e Pritjes” në shesh numëron ditët deri më 16 shtator kur Haga shpall verdiktin
Lajme

Nga sot “Ora e Pritjes” në shesh numëron ditët deri më 16 shtator kur Haga shpall verdiktin

August 22, 2026
Sot mot përvëlues, temperaturat deri në 37°C – pasdite mund të ketë rrebeshe
Lajme

Sot mot përvëlues, temperaturat deri në 37°C – pasdite mund të ketë rrebeshe

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?