By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kusari-Lila dhe drejtoresha për Zgjerim në KE diskutojnë reformat dhe zhvillimin ekonomik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kusari-Lila dhe drejtoresha për Zgjerim në KE diskutojnë reformat dhe zhvillimin ekonomik
TOP Momenti

Kusari-Lila dhe drejtoresha për Zgjerim në KE diskutojnë reformat dhe zhvillimin ekonomik

Momenti
Published: June 30, 2026

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim Drejtoreshën për Zgjerim dhe Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Valentina Superti, me të cilën ka diskutuar për prioritetet e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të ministrisë, në fokus të takimit ishin zbatimi i Agjendës së Reformave, avancimi i zhvillimit ekonomik dhe forcimi i kapaciteteve institucionale.

Kusari-Lila prezantoi progresin e arritur në reformën e administratës publike dhe informoi për ecurinë e Projektligjit për Ndërmarrësi dhe Inovacion, si dhe Projektligjit për Kamatvonesat, të cilat synojnë të përmirësojnë mjedisin për sektorin privat.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë takimit u diskutua edhe për themelimin e Fondit të Inovacionit dhe krijimin e skemave të reja mbështetëse për gratë ndërmarrëse, startup-et dhe inovatorët, me qëllim zhvillimin e ekosistemit të ndërmarrësisë dhe inovacionit në Kosovë.

Palët trajtuan gjithashtu çështjen e barrierave tregtare me Serbinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar nevojën për një treg më funksional, të integruar dhe konkurrues.

Temë e diskutimit ishte edhe tranzicioni i gjelbër, zhvillimi i parqeve eko-industriale dhe fuqizimi i grave në biznes përmes nismave konkrete, përfshirë konferencën “She Rises 2026” dhe krijimin e një njësie të posaçme në kuadër të agjencisë së re për ndërmarrësi, e dedikuar për mbështetjen e grave ndërmarrëse.

Ministrja në detyrë theksoi se bashkëpunimi me Komisionin Evropian mbetet kyç për avancimin e reformave, rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës.

source

You Might Also Like

Depresioni mund të pengojë krijimin e neuroneve të reja në tru
Shpërthen bombola e gazit në banesë, 6 persona të lënduar në Lezhë
Kurti gazetarëve pas takimit me Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, ju do të keni lajme
“Forcat serbe kanë dashur të krijojnë realitet të ri” -218 xhami u shkatërruan gjatë luftës
Barcelona dhe Interi po punojnë për një shkëmbim të papritur yjesh

LEXO GJITHASHTU

Sot, Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur
Sot, Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur
Lajme
Kurti e Abdixhiku pa “lajme” për Presidentin pas një tjetër takimi të paparalajmëruar mbrëmë
Kurti e Abdixhiku pa “lajme” për Presidentin pas një tjetër takimi të paparalajmëruar mbrëmë
Lajme
Temperaturat deri në 33°C sot, IHMK paralajmëron mot të nxehtë edhe në fillim të shtatorit
Temperaturat deri në 33°C sot, IHMK paralajmëron mot të nxehtë edhe në fillim të shtatorit
Lajme
Zakonet e përditshme që po ju dëmtojnë flokët pa e kuptuar
Zakonet e përditshme që po ju dëmtojnë flokët pa e kuptuar
TOP Momenti
Aktakuza ndaj Sheholli, Tërnava kërkon verifikim: Të flasin faktet dhe provat
Aktakuza ndaj Sheholli, Tërnava kërkon verifikim: Të flasin faktet dhe provat
TOP Momenti

You Might Also Like

Kamberi: Serbia s’mund të integrohet në BE duke glorifikuar kriminelët e luftës
TOP Momenti

Kamberi: Serbia s’mund të integrohet në BE duke glorifikuar kriminelët e luftës

August 30, 2026
Komunat paralajmërojnë protestë më 1 shtator
TOP Momenti

Komunat paralajmërojnë protestë më 1 shtator

August 30, 2026
Situata me zjarret, 5 vatra aktive në Shqipëri
TOP Momenti

Situata me zjarret, 5 vatra aktive në Shqipëri

August 30, 2026
Tubim paqësor në Hagë më 15 shtator –“Liria ka emër” kërkon aktivitete për UÇK-në në shkolla
TOP Momenti

Tubim paqësor në Hagë më 15 shtator –“Liria ka emër” kërkon aktivitete për UÇK-në në shkolla

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?