By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tubim paqësor në Hagë më 15 shtator –“Liria ka emër” kërkon aktivitete për UÇK-në në shkolla
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tubim paqësor në Hagë më 15 shtator –“Liria ka emër” kërkon aktivitete për UÇK-në në shkolla
TOP Momenti

Tubim paqësor në Hagë më 15 shtator –“Liria ka emër” kërkon aktivitete për UÇK-në në shkolla

Momenti
Published: August 30, 2026

Tubim paqësor e solidarizues pritet të mbahet në Hagë më 15 dhe 16 shtator, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag dhe në ditën e shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj tyre.

Organizimin e ka paralajmëruar Platforma “Liria ka Emër”, e cila synon që përmes këtij tubimi të bashkojë shqiptarë nga Kosova dhe mërgata.

Nga kjo platformë thonë se tubimi do të jetë paqësor dhe dinjitoz, ndërsa kanë bërë thirrje që diaspora t’i bashkohet organizimit në mënyrë të koordinuar.

Your browser does not support the video tag.

Ismail Tasholli ka bërë të ditur se kërkesa për organizimin e tubimit do t’u dorëzohet autoriteteve kompetente në Hagë.

Sipas planifikimit, grumbullimi do të nisë më 15 shtator në orën 22:00 dhe do të vazhdojë deri më 16 shtator në orën 10:00.

“Me këtë rast u bëjmë thirrje të gjithë vëllezërve dhe motrave tona në diasporë, që aty ku kanë mundësi të nisen një ditë më herët dhe t’i bashkohen në mënyrë të organizuar tubimit në lokacionin që do të caktohet nga autoritetet e Hagës. Dëshirojmë ta theksojmë qartë, ky do të jetë një tubim paqësor, dinjitoz dhe i organizuar në respekt të plotë të ligjeve dhe autoriteteve të vendit pritës”, tha Ismail Tasholli

Tasholli tha se organizatorët do t’i respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe Policisë së Hagës.

Ndërkaq, Platforma “Liria ka Emër” po kërkon edhe përfshirjen e komunave në aktivitetet që lidhen me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Eliza Hoxha tha se disa komuna tashmë i janë bashkuar nismës për vendosjen e orëve të numërimit mbrapsht deri në shpalljen e aktgjykimit.

Prishtina, Skenderaj, Vitia, Vushtrria dhe Prizreni janë komunat e përmendura nga Hoxha.

Ajo u ka bërë thirrje edhe komunave të tjera që t’i bashkohen kësaj nisme.

Platforma u ka bërë kërkesë edhe drejtorive komunale të arsimit që java e parë e shtatorit t’u kushtohet aktiviteteve edukative për historinë, sakrificën dhe rolin e UÇK-së.

“U bëjmë thirrje edhe komunave të tjera të Kosovës që t’i bashkohen kësaj nisme, duke vendosur ekranet për numërimin mbrapa dhe duke stolisur hapësirat publike të qyteteve me flamuj dhe simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njëkohësisht, u jemi drejtuar komunave të Kosovës dhe drejtorive komunale të arsimit me kërkesën që java e parë e shtatorit t’i kushtohet UÇK-së në shkollat e Kosovës”, u shpreh Hoxha.

“Liria ka Emër” ka paralajmëruar se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në Kosovë dhe diasporë.

 

source

You Might Also Like

Kurti gazetarëve pas takimit me Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, ju do të keni lajme
“Forcat serbe kanë dashur të krijojnë realitet të ri” -218 xhami u shkatërruan gjatë luftës
Barcelona dhe Interi po punojnë për një shkëmbim të papritur yjesh
Zakonet e përditshme që po ju dëmtojnë flokët pa e kuptuar
Aktakuza ndaj Sheholli, Tërnava kërkon verifikim: Të flasin faktet dhe provat

LEXO GJITHASHTU

Kamberi: Serbia s’mund të integrohet në BE duke glorifikuar kriminelët e luftës
Kamberi: Serbia s’mund të integrohet në BE duke glorifikuar kriminelët e luftës
TOP Momenti
Komunat paralajmërojnë protestë më 1 shtator
Komunat paralajmërojnë protestë më 1 shtator
TOP Momenti
Situata me zjarret, 5 vatra aktive në Shqipëri
Situata me zjarret, 5 vatra aktive në Shqipëri
TOP Momenti
Në “Sami Frashëri” Testi i Maturës zhvillohet pa probleme organizative
Në “Sami Frashëri” Testi i Maturës zhvillohet pa probleme organizative
TOP Momenti
Prishtina nderon Bob Dole për kontributin ndaj Kosovës
Prishtina nderon Bob Dole për kontributin ndaj Kosovës
TOP Momenti

You Might Also Like

“Forcat serbe kanë dashur me krijua realitet të ri” -218 xhami u shkatërruan gjatë luftës
TOP Momenti

“Forcat serbe kanë dashur me krijua realitet të ri” -218 xhami u shkatërruan gjatë luftës

August 30, 2026
Gërvalla: Kosova s’mund të sakrifikojë shtetin ligjor për hir të politikave ledhatuese të BE-së
TOP Momenti

Gërvalla: Kosova s’mund të sakrifikojë shtetin ligjor për hir të politikave ledhatuese të BE-së

August 30, 2026
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, lëndohen 6 persona, mes tyre dy të mitur
TOP Momenti

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, lëndohen 6 persona, mes tyre dy të mitur

August 30, 2026
Vdes edhe personi i dytë pas kontaktin me energjinë elektrike në Vaun e Dejës
TOP Momenti

Vdes edhe personi i dytë pas kontaktin me energjinë elektrike në Vaun e Dejës

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?