By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti: Zgjerimi ushtarak i Serbisë lidhet me synimet e saj hegjemoniste
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti: Zgjerimi ushtarak i Serbisë lidhet me synimet e saj hegjemoniste
TOP Momenti

Kurti: Zgjerimi ushtarak i Serbisë lidhet me synimet e saj hegjemoniste

Momenti
Published: August 10, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë përbën pjesë të një strategjie më të gjerë politike dhe diplomatike, e cila, sipas tij, lidhet me synimet hegjemoniste të Beogradit në rajon dhe veçanërisht ndaj Kosovës.

“Zhvillimet gjeopolitike të kohës sonë, përfshirë ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, kanë rritur ndjeshmërinë e sigurisë në rajon. Zgjërimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë nuk është thjesht përpjekje për të modernizuar ushtrinë e saj, por një strategji më e gjerë politike dhe diplomatike, e cila lidhet drejtpërdrejt me synimet e saj hegjemoniste karshi rajonit tonë, e veçanërisht Kosovës”, ka theksuar Kurti në Konferencën e 9-të të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, e cila po mbahet në Prishtinë me temën “Kosova në një botë në ndryshim: Siguri, Partneritet dhe Zhvillim”.

Në fjalën e tij, Kurti tha se mjedisi ndërkombëtar është bërë më kompleks dhe se roli i ambasadorëve nuk kufizohet më vetëm në marrëdhëniet tradicionale ndërmjet shteteve.

Your browser does not support the video tag.

​Haxhiu me kërkesë ndaj ambasadorëve: Partnerët tanë duhet ta dinë se edhe sot po gjenden dëshmi të krimeve të luftës

“Angazhimi përtej marrëdhënieve tradicionale shtet me shtet imponon më shumë se sa përfaqësim formal. Ai kërkon punë të vazhdueshme për të krijuar kontakte, për të ndërtuar partneritete dhe për të hapur mundësi të reja për vendin”, tha Kurti.

Ai foli edhe për ndryshimet në sigurinë globale, duke përmendur tensionet gjeopolitike, konkurrencën ndërmjet fuqive të mëdha, si dhe zhvillimet në fushën e inteligjencës artificiale dhe informatikës kuantike.

Sipas Kurtit, agresioni rus ndaj Ukrainës ka ndryshuar perceptimet për paqen dhe stabilitetin në Evropë.

“Që nga koha e agresionit rus kundër Ukrainës, supozimet e dikurshme mbi paqen dhe stabilitetin, të ndërtuara pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, nuk qëndrojnë më. Përdorimi i forcës ushtarake, kapaciteteve kibernetike, fushatave dezinformuese dhe ndikimit politik të Rusisë te vendet e tjera kanë nxjerrë në sipërfaqe natyrën në zhvillim e sipër të konflikteve moderne. Përmes veprimeve të saj, Rusia ka demonstruar se këto konflikte zhvillohen përtej fushëbetejave, duke uzurpuar hapësirën digjitale dhe duke prodhuar forma të reja të kërcënimeve hibride”, deklaroi ai.

Kryeministri në detyrë theksoi gjithashtu rrezikun që paraqesin fushatat e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit.

“Manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informacion ndryshon edhe mënyrën e të bërit diplomaci. Diplomatët e ditëve të sotme duhet të merren edhe me menaxhimin e informacionit, edhe me luftimin e dezinformimit, e edhe me ruajtjen e besimit nga publiku. Është tejet e rëndësishme që të identifikoni dhe t’i kundërshtoni narrativat e rreme. Kjo mund të bëhet më së miri duke u ofruar informacion të mbështetur në fakte për arritjet tona dhe duke u angazhuar me akterë të ndryshëm joshtetëror edhe në platformat digjitale në kohë reale”, tha Kurti.

Kurti: Kosova e përcaktuar në vazhdimësinë e partneritetit me SHBA-të

Duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, Kurti tha se ndikimi i Rusisë në rajon dhe zhvillimet në Serbi kanë rritur ndjeshmërinë e sigurisë.

Kurti tha se retorika e liderëve serbë dëshmon vijimësinë e pretendimeve ekspansioniste të Serbisë në rajon.

Ai theksoi se Kosova, përballë këtyre zhvillimeve, është përcaktuar për forcimin e institucioneve demokratike, rritjen e kapaciteteve të sigurisë dhe thellimin e partneriteteve ndërkombëtare.

​Konjufca: Serbia është burim kryesor i kërcënimit për Kosovën

“Për Kosovën, kjo nënkupton vazhdimësinë e partneritetit meShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatë të tjerë që ndajnë të njëjtat vlera dhe që mbeten të përkushtuar për të ruajtur një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha Kurti.

Sipas tij, partneriteti me NATO-n dhe programet e bashkëpunimit dypalësh janë ndër shtyllat kryesore për konsolidimin e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës.

“Prania dhe roli i NATO-s në Kosovë dhe rajon mbeten faktor kyç për ruajtjen dhe garantimin e stabilitetit rajonit. Roli ynë diplomatik merr një rëndësi të veçantë në këtë periudhë, jo vetëm për të mbrojtur interesat tona kombëtare, por edhe për të prezantuar një Kosovë të zhvilluar e prosperuese, të besueshme dhe të gatshme të kontribuojë në paqen, sigurinë dhe zhvillimin e përbashkët rajonal, evropian e ndërkombëtar”, shtoi Kurti.

Ai përmendi edhe marrëveshjen trilaterale ushtarake me Shqipërinë dhe Kroacinë, marrëveshjet dypalëshe me SHBA-në, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe shtete të tjera, si dhe misionet e përbashkëta me ushtritë e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Folkland.

Kryeministri në detyrë foli edhe për zhvillimet në politikën e jashtme, duke thënë se gjatë vitit 2025 Kosova ka marrë njohje të reja nga Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamet, siç tha, duke i dhënë momentum një procesi që për disa vite kishte ngecur përtej mundësive tona.

“Pasaportat e Kosovës janë fuqizuar dukshëm dhe sivjet, në 2026, radhitet në vendin e 57-të, krahasuar me vendin e 108-të në vitin 2021. Kemi shënuar përparim të rëndësishëm në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit, duke çuar tutje procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke avancuar statusin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si dhe duke aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Njëkohësisht kemi siguruar anëtarësim në 15 organizata të huaja, duke zgjeruar integrimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë”, tha ai.

Kurti: Kosova parashikohet të ketë rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë

Në fjalën e tij, Kurti u ndal edhe te zhvillimi ekonomik i vendit. Sipas tij, Kosova po renditet ndër ekonomitë me ritmin më të madh të rritjes ekonomike.

“Si qeveri kemi punuar për të renditur Kosovën ndër ekonomitë me ritmin më të madh të rritjes ekonomike. Sipas të dhënave të fundit Monetare Ndërkombëtare, Kosova parashikohet të mbetet vendi me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë, me rreth 4%. Kemi dyfishuar eksportet, duke përmirësuar raportin eksport-import nga 1 me 9 sa ishte, në 1 me 6 sa është. Gjatë viteve të kaluara, investimet e huaja direkte kanë kaluar për herë të parë shumën prej 1 miliard eurosh. Të hyrat buxhetore janë rritur e bashkë me to edhe shpenzimet kapitale”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, gjithë ky progres e bën Kosovën një aktor edhe më të besueshëm në arenën globale, andaj sipas tij, nuk është rastësi që tash nuk ndodhemi më në vendet e konsideruara si të brishta e të cenueshme.

“Gjatë muajit të kaluar, Bashkimi Evropian ka dërguar njoftimin zyrtar se Kosova do të përfitojë 206.4 milionë euro nga fondet e saj në kuadër të me programeve IPA për vitet 2026 dhe 2027. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të investohen në projekte të infrastrukturës si energji, mjedis, menaxhim të kufijve, si dhe qeverisjes të mirë dhe avancim të sundimit të ligjit. Do të vazhdojmë angazhimin tonë për t’i siguruar Kosovës statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, për t’i filluar negociatat për anëtarësim, duke vijuar njëkohësisht zbatimin e reformave të cilat rrjedhin nga procesi i integrimit evropian”, nënvizoi Kurti.

Kurti: Ambasadorët të promovojnë artistët dhe shkencëtarët e Kosovës

Në pjesën përmbyllëse të fjalimit, Kurti theksoi rëndësinë e diplomacisë publike në promovimin e Kosovës në botë.

“Diversiteti kulturor, një popullsi e re dhe e aftë për ta përdorur teknologjinë e informatikës, si dhe një diasporë e madhe me vullnet të paepur dhe përkushtim të padiskutueshëm për të kontribuuar në zhvillimin e vendit, e bëjnë Kosovën një shtet me potencial të konsiderueshëm për diplomaci publike”, tha ai.

Kurti u bëri thirrje ambasadorëve që gjatë aktiviteteve të tyre jashtë vendit të promovojnë artistët, shkencëtarët, shkëmbimet kulturore e arsimore dhe potencialin e diasporës.

“Në kuadër të aktiviteteve tuaja, ju ftoj të promovoni sa më shumë artistët tanë, shkencëtarët tanë, shkëmbimet kulturore e arsimore, potencialin e diasporës, si dhe iniciativat që pasqyrojnë vlerat, identitetin dhe arritjet e Kosovës”, tha ai.

You Might Also Like

QMK: Pothuajse i gjithë territori i vendit i rrezikuar nga zjarret
QMK: Pothuajse i gjithë territori i vendit i rrezikuar nga zjarret
Biserko: Vuçiqi s’mund ta ndryshojë rrjedhën e Ibrit, kërcënimi është në funksion të fushatës së tij
Cakolli: Përveçse u shkel afati 30-ditor, tashmë po shpërfillet edhe kufiri 48-orësh
Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit

LEXO GJITHASHTU

BDI: Asnjë seancë të Qeverisë nuk e ka kryesuar zv.kryeministri i parë shqiptar
BDI: Asnjë seancë të Qeverisë nuk e ka kryesuar zv.kryeministri i parë shqiptar
TOP Momenti
Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Çfarë po kërkon të dërgojmë edhe një herë në Kushtetuese?
Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Çfarë po kërkon të dërgojmë edhe një herë në Kushtetuese?
TOP Momenti
Ulet ndjeshëm çmimi i derivateve të naftës në Maqedoni
Ulet ndjeshëm çmimi i derivateve të naftës në Maqedoni
TOP Momenti
​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet
​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet
TOP Momenti
Konfiskohet marihuanë dhe kokainë në Shtip, ndalohen tre persona
Konfiskohet marihuanë dhe kokainë në Shtip, ndalohen tre persona
TOP Momenti

You Might Also Like

Tre raste të përdorimit të armëve në Deçan, Istog dhe Junik – Policia sekuestron armë dhe municion
TOP Momenti

Tre raste të përdorimit të armëve në Deçan, Istog dhe Junik – Policia sekuestron armë dhe municion

August 10, 2026
Ramadani ia numëron VV-së ditët e bllokadës: Duhet të ishim në Kuvend për të votuar ligje për qytetarët
TOP Momenti

Ramadani ia numëron VV-së ditët e bllokadës: Duhet të ishim në Kuvend për të votuar ligje për qytetarët

August 10, 2026
Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit
TOP Momenti

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

August 10, 2026
Të enjten dhe të premten priten reshje shiu në Maqedoni
TOP Momenti

Të enjten dhe të premten priten reshje shiu në Maqedoni

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?