By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tre raste të përdorimit të armëve në Deçan, Istog dhe Junik – Policia sekuestron armë dhe municion
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tre raste të përdorimit të armëve në Deçan, Istog dhe Junik – Policia sekuestron armë dhe municion
TOP Momenti

Tre raste të përdorimit të armëve në Deçan, Istog dhe Junik – Policia sekuestron armë dhe municion

Momenti
Published: August 10, 2026

Tre raste të ndara të përdorimit të dyshuar të armëve të zjarrit janë raportuar gjatë fundjavës në rajonin e Pejës, përkatësisht në Deçan, Istog dhe Junik.

Sipas Policisë së Kosovës, në të tri rastet janë arrestuar personat e dyshuar, ndërsa gjatë veprimeve policore janë sekuestruar armë zjarri, karikatorë dhe municion.

Your browser does not support the video tag.

Rasti i parë është raportuar më 8 gusht, rreth orës 22:10, në një aheng në fshatin Strellc të Deçanit.

“Stacioni Policor në Deçan, më datën 08.08.2026, rreth orës 22:10, ka pranuar informacion për të shtëna me armë në një aheng, në fshatin Strellc-Deçan”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe tri gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Një tjetër rast është regjistruar po më 8 gusht në Istog, rreth orës 23:25. Sipas Policisë, zyrtarët policorë, derisa po merreshin me një rast tjetër të shkaktuar nga i dyshuari, gjatë kontrollit në çantën e tij kanë gjetur një pistoletë, një karikator dhe katër fishekë të së njëjtës armë.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, më 9 gusht, rreth orës 16:20, Policia është njoftuar për të shtëna me armë në lagjen Goçaj të Junikut.

Pas ndërhyrjes, policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe dy fishekë të së njëjtës armë.

Edhe në këtë rast, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë ahengjeve dhe festimeve të përmbahen nga përdorimi i armëve.

“Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre që përdorin armë në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në apel. /Telegrafi/

You Might Also Like

QMK: Pothuajse i gjithë territori i vendit i rrezikuar nga zjarret
QMK: Pothuajse i gjithë territori i vendit i rrezikuar nga zjarret
Biserko: Vuçiqi s’mund ta ndryshojë rrjedhën e Ibrit, kërcënimi është në funksion të fushatës së tij
Cakolli: Përveçse u shkel afati 30-ditor, tashmë po shpërfillet edhe kufiri 48-orësh
Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit

LEXO GJITHASHTU

BDI: Asnjë seancë të Qeverisë nuk e ka kryesuar zv.kryeministri i parë shqiptar
BDI: Asnjë seancë të Qeverisë nuk e ka kryesuar zv.kryeministri i parë shqiptar
TOP Momenti
Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Çfarë po kërkon të dërgojmë edhe një herë në Kushtetuese?
Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Çfarë po kërkon të dërgojmë edhe një herë në Kushtetuese?
TOP Momenti
Ulet ndjeshëm çmimi i derivateve të naftës në Maqedoni
Ulet ndjeshëm çmimi i derivateve të naftës në Maqedoni
TOP Momenti
​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet
​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet
TOP Momenti
Konfiskohet marihuanë dhe kokainë në Shtip, ndalohen tre persona
Konfiskohet marihuanë dhe kokainë në Shtip, ndalohen tre persona
TOP Momenti

You Might Also Like

Ramadani ia numëron VV-së ditët e bllokadës: Duhet të ishim në Kuvend për të votuar ligje për qytetarët
TOP Momenti

Ramadani ia numëron VV-së ditët e bllokadës: Duhet të ishim në Kuvend për të votuar ligje për qytetarët

August 10, 2026
Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit
TOP Momenti

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

August 10, 2026
Të enjten dhe të premten priten reshje shiu në Maqedoni
TOP Momenti

Të enjten dhe të premten priten reshje shiu në Maqedoni

August 10, 2026
Abdullah Prapashtica dhe infiltrimi në Sigurimin Jugosllav – sonte në “Debat Plus”
TOP Momenti

Abdullah Prapashtica dhe infiltrimi në Sigurimin Jugosllav – sonte në “Debat Plus”

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?