By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti pret Sorensenin: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti pret Sorensenin: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut
TOP Momenti

Kurti pret Sorensenin: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut

Momenti
Published: July 24, 2026









Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen.

Your browser does not support the video tag.


Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim u diskutuan zhvillimet në raport me Bashkimin Evropian, situata në rajonin e Ballkanit perëndimor si dhe çështjet e dialogut: momenti aktual në këtë proces e pikëpamjet rreth rrugës përpara.


Kurti theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një qasjeje konstruktive në dialog, duke synuar paqe të qëndrueshme, siguri euroatlantike, stabilitet afatgjatë dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.


“Duke iu përgjigjur të dërguarit Sorensen lidhur me çështjen e ngritur prej tij për kthimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë të dorëhequr, Kurti tha se Qeveria e Kosovës afirmon dhe insiston në kushtetutshmëri dhe ligjshmëri, barazi të qytetarëve e përfshirje të të gjitha komuniteteve. Të punësuarit në institucionet e Republikës, janë dhe duhet të jenë nga të gjitha etnitë, e të karakterizohen nga kompetenca profesionale dhe integriteti etik, përfshirë këtu policinë, gjyqësorin e prokurorinë e shtetit. Dorëheqjet kolektive të para katër viteve në veri të Ibrit kishin pikërisht si synim rrënimin e përbërjes shumetnike të sistemit tonë demokratik. Tani, rruga përpara është ajo që e përcaktojnë Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, e cila në rastin e sistemit gjyqësor nënkupton ruajtjen e shumetnisë, por njëkohësisht edhe garantimin e pavarësisë dhe cilësisë së drejtësisë”, thuhet në njoftim.


Po ashtu theksohet se në takim u adresuan edhe tema të tjera aktuale nga procesi i dialogut, duke potencuar rëndësinë e respektimit dhe mosshkeljes së Marrëveshjes Bazike të Brukselit e të Aneksit të Zbatimit të Ohrit.


source

You Might Also Like

Depresioni mund të pengojë krijimin e neuroneve të reja në tru
Shpërthen bombola e gazit në banesë, 6 persona të lënduar në Lezhë
Kurti gazetarëve pas takimit me Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, ju do të keni lajme
“Forcat serbe kanë dashur të krijojnë realitet të ri” -218 xhami u shkatërruan gjatë luftës
Barcelona dhe Interi po punojnë për një shkëmbim të papritur yjesh

LEXO GJITHASHTU

Zakonet e përditshme që po ju dëmtojnë flokët pa e kuptuar
Zakonet e përditshme që po ju dëmtojnë flokët pa e kuptuar
TOP Momenti
Aktakuza ndaj Sheholli, Tërnava kërkon verifikim: Të flasin faktet dhe provat
Aktakuza ndaj Sheholli, Tërnava kërkon verifikim: Të flasin faktet dhe provat
TOP Momenti
Kamberi: Serbia s’mund të integrohet në BE duke glorifikuar kriminelët e luftës
Kamberi: Serbia s’mund të integrohet në BE duke glorifikuar kriminelët e luftës
TOP Momenti
Komunat paralajmërojnë protestë më 1 shtator
Komunat paralajmërojnë protestë më 1 shtator
TOP Momenti
Situata me zjarret, 5 vatra aktive në Shqipëri
Situata me zjarret, 5 vatra aktive në Shqipëri
TOP Momenti

You Might Also Like

Tubim paqësor në Hagë më 15 shtator –“Liria ka emër” kërkon aktivitete për UÇK-në në shkolla
TOP Momenti

Tubim paqësor në Hagë më 15 shtator –“Liria ka emër” kërkon aktivitete për UÇK-në në shkolla

August 30, 2026
Në “Sami Frashëri” Testi i Maturës zhvillohet pa probleme organizative
TOP Momenti

Në “Sami Frashëri” Testi i Maturës zhvillohet pa probleme organizative

August 30, 2026
Prishtina nderon Bob Dole për kontributin ndaj Kosovës
TOP Momenti

Prishtina nderon Bob Dole për kontributin ndaj Kosovës

August 30, 2026
“Forcat serbe kanë dashur me krijua realitet të ri” -218 xhami u shkatërruan gjatë luftës
TOP Momenti

“Forcat serbe kanë dashur me krijua realitet të ri” -218 xhami u shkatërruan gjatë luftës

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?