By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti për zgjedhjen e presidentit: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me opozitën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me opozitën
Lajme

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me opozitën

Momenti
Published: June 12, 2026

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar, duke theksuar se rezultatet përfundimtare do të mundësojnë nisjen e diskutimeve për hapat e ardhshëm politikë.

“Jemi ende duke pritur numërimin e votave. Votat janë ende duke ardhur dhe duke u numëruar. Me rastin e përmbylljes së numërimit të votave ne do të mund të fillojmë të bisedojmë për hapat e ardhshëm. Duhet ta keni parasysh atë që është evidente përsëri, që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e padiskutueshme bashkë me partnerët tanë të koalicionit parazgjedhor. Ne do të jemi bartës të themelimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të”, ka deklaruar ai.

Kurti është shprehur optimist edhe për procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

Your browser does not support the video tag.

“Unë jam optimist që gjërat do të shkojnë mbarë e mirë edhe sa i përket konstituimit të Kuvendit edhe sa i përket formimit të Qeverisë”, është shprehur ai.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së re, Kurti ka theksuar se ky proces kërkon bashkëpunim me partitë opozitare, për shkak të kërkesave kushtetuese për sigurimin e votave të nevojshme.

Your browser does not support the video tag.

“Sa i përket zgjedhjes së presidentit, ju e dini që këtë duhet bërë në bashkëpunim me opozitën për shkak të asaj kërkese të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese para më shumë se një dekade, që kërkohen 80 deputetë t’i kenë votat e tyre të fshehta në kuti. Jemi të gatshëm, jemi të vullnetshëm, jemi të interesuar për komunikim dhe bashkëpunim por kjo nuk është asgjë e re nga ana jonë”, ka shtuar ai.

“Ne kemi bërë oferta të jashtëzakonshme për opozitën, por ne kemi propozuar ata kanë refuzuar. Shpresojmë që kësaj radhe do të jetë ndryshe, pra për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të, nuk duhet ne të ndryshojmë sepse ne ishim ata që morëm iniciativat për takime, ne ishim ata që ofruam bashkëqeverisje me LDK-së’, ka thënë ndër të tjera Kurti .

source

You Might Also Like

Kurti pas homazheve në Prekaz: Epopeja e Jasharëve është në thelb të historisë së popullit tonë
Haxhiu nga Prekazi: Nuk ka 12 Qershor pa sakrificën e familjes Jashari
Ditari i Kosovës
VV-ja dominon votat e diasporës në përfaqësitë diplomatike, PDK-ja e dyta
27-vjetori i Çlirimit, Abdixhiku: Kosova i dha fund një regjimi shfarosës

You Might Also Like

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës
Lajme

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

June 12, 2026
Artan Abazi nuk merr votat e nevojshme për zëvendëskryesues të KGJK-së në raundin e parë
Lajme

Artan Abazi nuk merr votat e nevojshme për zëvendëskryesues të KGJK-së në raundin e parë

June 12, 2026
Raporti i OEK: Kosova me pagat më të ulëta në Ballkan, qytetarët vazhdojnë ta ndjejnë shtrenjtimin
Lajme

Raporti i OEK: Kosova me pagat më të ulëta në Ballkan, qytetarët vazhdojnë ta ndjejnë shtrenjtimin

June 12, 2026
Ish-shefi i OSBE-së, Daan Everts: Gjykata Speciale është turp i drejtësisë
Lajme

Ish-shefi i OSBE-së, Daan Everts: Gjykata Speciale është turp i drejtësisë

June 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?