By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti pas takimit me Plenkoviqin: Aktgjykimi i Speciales është i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti pas takimit me Plenkoviqin: Aktgjykimi i Speciales është i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë
TOP Momenti

Kurti pas takimit me Plenkoviqin: Aktgjykimi i Speciales është i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë

Momenti
Published: September 22, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë”.

Kurti i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në Nju Jork, ku të dy ndodhen në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri tha se gjatë takimit ka theksuar se Kosova dhe Kroacia janë dy vende që kanë luftuar për çlirim dhe pavarësi nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

“Si dy vende që kanë luftuar për çlirim e pavarësi nga i njëjti regjim, si ai i Millosheviqit, dihet mirëfilli se kush ka kryer krime në katër luftërat në ish-Jugosllavi”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, lufta e popullit të Kosovës ishte çlirimtare dhe e drejtuar kundër regjimit serb.

“Lufta e drejtë e popullit të Kosovës ka qenë e pastër dhe çlirimtare karshi regjimit gjenocidal të Serbisë. Prandaj, theksova se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara, përveçse i pasaktë, është i padrejtë dhe i rëndë”, tha Kurti.

Në takim është diskutuar edhe për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës. Kurti akuzoi Serbinë se vazhdon t’i mbajë të klasifikuara arkivat që, sipas tij, janë të rëndësishme për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë.

Ai ngriti gjithashtu çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke thënë se Serbia vazhdon në mënyrë sistematike “spastrimin etnik administrativ” përmes pasivizimit të adresave dhe përjashtimit nga institucionet.

Pjesë e diskutimeve mes Kurtit dhe Plenkoviqit ishin edhe marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kryeministri vlerësoi edhe bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Kartën e Adriatikut.

Ai e falënderoi Kroacinë për mbështetjen ndaj Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe për bashkëpunimin në përballjen me sfidat e sigurisë në rajon./Telegrafi.

You Might Also Like

Zhdukja misterioze e Bleona Matës, avokati i familjes sqaron të vërtetën
Ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni iu dorëzohet autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën
Të gjithë të akuzuarit për “Llaskarcën” lirohen nga burgu, do të hiqet fletarresti për të arratisurin Remzi Miftari
Haxhiu fton në takim familjarët e katërshes së UÇK-së
Shpërthen zjarr në një depo për ngjyra në Shkup, zjarrfikësit në terren

LEXO GJITHASHTU

Raportohet se Vlora Hyseni fillimisht u ndalua nga Policia e Kosovës pastaj iu dorëzua Policisë së Shqipërisë
Raportohet se Vlora Hyseni fillimisht u ndalua nga Policia e Kosovës pastaj iu dorëzua Policisë së Shqipërisë
Lajme
Mediat në Shqipëri: Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën
Mediat në Shqipëri: Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën
Lajme
Haxhiu i fton në takim familjet e krerëve të UÇK të dënuar në Hagë për ta diskutuar “rrugën dhe strategjinë” që duhet ndjekur
Haxhiu i fton në takim familjet e krerëve të UÇK të dënuar në Hagë për ta diskutuar “rrugën dhe strategjinë” që duhet ndjekur
Lajme
Kurti në takim me kryeministrin kroat: Aktgjykimi i pasaktë e i rëndë, si dy vende që luftuan me regjimin e Millosheviqit dihet se kush ka kryer krime
Kurti në takim me kryeministrin kroat: Aktgjykimi i pasaktë e i rëndë, si dy vende që luftuan me regjimin e Millosheviqit dihet se kush ka kryer krime
Lajme
“Swan Song” nga Charles Spencer – kujtime për Dianën, por edhe një libër i mbushur me hesapet personale të vëllait të saj
Lajme

You Might Also Like

Ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk duhej të themelohej, kishte cak vetëm liderët e UÇK-së dhe nuk i shqyrtoi si duhet provat
TOP Momenti

Ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk duhej të themelohej, kishte cak vetëm liderët e UÇK-së dhe nuk i shqyrtoi si duhet provat

September 22, 2026
“Lufta jem e ka veç sulmin”, Gashi zbulon bisedën e Fehmi Lladrovcit me Adem Demaçin
TOP Momenti

“Lufta jem e ka veç sulmin”, Gashi zbulon bisedën e Fehmi Lladrovcit me Adem Demaçin

September 22, 2026
Trump në OKB: Kam përfunduar tetë luftëra – përfshirë konfliktin Kosovë-Serbi
TOP Momenti

Trump në OKB: Kam përfunduar tetë luftëra – përfshirë konfliktin Kosovë-Serbi

September 22, 2026
Mickoski: Disa vende anëtare të BE-së duan ndryshim të identitetit tonë
TOP Momenti

Mickoski: Disa vende anëtare të BE-së duan ndryshim të identitetit tonë

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?