By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Kurti nga Cyrihu: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Kurti nga Cyrihu: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar
TOP Momenti

​Kurti nga Cyrihu: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar

Momenti
Published: May 24, 2026

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një takim me mërgatën shqiptare në Cyrih të Zvicrës, ku i pranishëm ishte edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

Kurti para të pranishmëve foli për zhvillimin ekonomik dhe sistemin e drejtësisë në Kosovë, derisa premtoi themelimin e një banke zhvillimore.

“Do ta themelojmë bankën zhvillimore, për ta mbështetur zhvillimin industrial dhe ndërmarrjet”, tha Kurti.

Your browser does not support the video tag.

Ai tha se partneri kryesor tregtar i Kosovës në rajon tashmë është Shqipëria dhe jo Serbia, siç ishte sipas tij në qeveritë e kaluara.

“Partneri kryesor i Kosovës nga qeveritë e kaluara në rajon ishte Serbia. Tash, me qeverinë tonë, partneri kryesor tregtar në rajon është Shqipëria, ndërsa në përgjithësi është Bashkimi Evropian, e në veçanti Gjermania. Por, kjo rritje ekonomike e ka të domosdoshme drejtësinë, pra jo vetëm shpërndarje e rishpërndarje, por edhe drejtësi. Drejtësinë ende nuk e kemi të drejtë. Drejtësinë në Kosovë akoma e kemi të shtrembër. E në mandatin e ardhshëm duhet ta drejtojmë drejtësinë dhe ta vendosim në binarë… dhe drejtësia duhet të vlejë për të gjithë”, tha Kurti.

Ai shtoi se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, pavarësisht kontributit të dhënë për vendin.

“Ne kemi respekt për të gjithë ata që sakrifikuan e kontribuuan për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, mirëpo çfarëdo kontributi që ka bërë cili do prej nesh nuk është leje për korrupsion e për pasurim. Prandaj, ne themi në çdo tubim, nuk ka edhe patriot edhe hajn – ose patriot, ose hajn. Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar. Ose çlirimtar, ose zullumqar. E ne jemi bashkë me juve për patriotët e çlirimtar e kundër hajnave e zullumqarë”, deklaroi ai, transmeton KosovaPress.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, salla shihet e mbushur me flamuj kombëtarë dhe brohoritje për Kurtin dhe subjektin që ai drejton.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen më 7 qershor.

source

You Might Also Like

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane

LEXO GJITHASHTU

Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Lajme
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Lajme
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Lajme
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Lajme
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme

You Might Also Like

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
TOP Momenti

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër

August 7, 2026
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
TOP Momenti

​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot

August 7, 2026
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
TOP Momenti

Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup

August 7, 2026
Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
TOP Momenti

Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?