Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të presë nesër në takim dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam.
Takimi do të mbahet më 27 maj 2026, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 11:50.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në oborrin e Qeverisë, ndërsa pamjet nga takimi do të shpërndahen nga Zyra e Kryeministrit. /Gazeta Express.
The post Kurti nesër i pret kongresistët amerikanë, mediat mund të marrin pamje veç në oborrin e qeverisë appeared first on Gazeta Express.

