By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Jemi në falimentim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Jemi në falimentim
TOP Momenti

​“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Jemi në falimentim

Momenti
Published: August 29, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës do të protestojë më 1 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke kundërshtuar, siç u tha, ndërhyrjet e nivelit qendror në kompetencat e komunave, obligimet financiare dhe mungesën e mbështetjes institucionale.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe i Ferizajt, Agim Aliu, në një konferencë për media, tha se protesta do të mbahet në orën 11:00 dhe do të jetë paqësore, jopartiake dhe me karakter institucional.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, komunat nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e ligjeve dhe kompetencave që u takojnë, raporton KosovaPress.

“Komunat nuk janë duke kërkuar privilegje, komunat edhe nga motoja që po e shihni, po kërkojnë atë që u takon qytetarëve të Republikës, që përfaqësohen përmes kryetarëve të komunave në nivel komunal. Pra, kërkojmë që të zbatohen ligjet, kërkojmë që të mos ndërhyhet në kompetencat e kryetarëve, respektivisht të komunave të Republikës së Kosovës, si dhe të kenë trajtim të drejtë dhe institucional”, tha ai.

Aliu njëherësh është edhe kryetar i Ferizajt, tha se komunat prej një kohe të gjatë po përballen me obligime financiare të krijuara nga niveli qendror.

“Çështja e parë, pra, ka të bëjë me financat, respektivisht me pasojat financiare që kanë derivuar nga kontrata kolektive dhe ju e dini që tashmë është shkuar shuma deri në 360 milionë euro që praktikisht u kanë marrë buxheteve të komunave të Republikës së Kosovës, dhe fatkeqësisht, në historinë politike të funksionimit të komunave të Republikës së Kosovës dhe të institucioneve në përgjithësi, gjakderdhja më e madhe financiare që është shënuar ndonjëherë, është pikërisht përmes kontratës kolektive, dhe pikërisht përmes proceseve gjyqësore përmbarimore, që kanë shkaktuar një dëm vetëm në realizim, në shumën prej 27% apo mbi 100 milionë euro që praktikisht kjo ka shkaktuar, siç thashë, një lloj falimentimi funksional të komunave të Republikës së Kosovës”, tregoi Aliu.

Aliu kritikoi edhe zbatimin e ligjit për pagat dhe normën e përvojës së punës, duke thënë se pasojat financiare po bartën te komunat. Ai përmendi edhe uljen e numrit të mësimdhënësve, që sipas tij mund t’u kushtojë komunave rreth 24 milionë euro, si dhe ndarjen e grantit të performancës. Po ashtu, ai tha se qytetarët dhe fermerët ende nuk janë kompensuar për dëmet e shkaktuara nga vërshimet, tërmetet dhe breshëri.

Ndërkohë, i pyetur nëse Asociacioni do të vazhdojë me protesta në rast se Qeveria nuk reflekton ndaj kërkesave të komunave, Aliu theksoi se protesta e 1 shtatorit është vetëm hapi i parë, ndërsa tha se për dy vjet nuk e kanë takuar kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar mungesën e komunikimit institucional si një nga pengesat në punën e komunave.

“E para, duhet ta keni parasysh që ne ka dy vite që nuk e kemi takuar kryeministrin, në cilësi të ndryshme, qoftë si kryeministër, qoftë si kryeministër në detyrë të Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurti. Dhe kjo tregon qartazi atë se sa është pengesë në punën dhe angazhimet e komunave, moskrijimi i institucioneve dhe paqëndrueshmëria e institucioneve. Sigurisht se ky është hapi i parë, siç po i lidhem me pyetjen tuaj, hapi i parë i protestave, por si bord i Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës, do t’i shohim edhe veprime të tjera, se çfarë do të ndërmarrim, në mënyrë që të themi edhe më zëshëm atë që është e vërtetë, dhe atë që është përballje me sfidat dhe atë që është vështirësi në kuadër të punëve dhe angazhimeve tona”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse ka kryetarë komunash, veçanërisht nga radhët e partisë në pushtet, që kanë kundërshtuar protestën, Aliu tha se deri në momentin e konferencës nuk kishte pranuar ndonjë deklaratë zyrtare për mospjesëmarrje.

“Deri më sot, kur po e mbajmë këtë konferencë shtypi, ne nuk kemi pasur asnjë deklaratë zyrtare që të mos ketë pjesëmarrje në protestën që ne e kemi paralajmëruar për 1 shtator, ora 11:00 në sheshin Skënderbej. Ka mundur të ketë postime publike përmes rrjeteve sociale, por ne, si Asociacion i Komunave të Republikës së Kosovës, nuk na është adresuar asnjë prej kryetarëve të komunave. Në fund të fundit, mund edhe të mos ketë pjesëmarrje të ndonjë kryetari të komunës, por problemet të njëjta i kemi. Qoftë ata që vijnë, qoftë ata që s’vijnë, problemet mbeten të njëjta, sepse ne e përfaqësojmë, pra, zërin e qytetarëve, përmes besimit qytetar që kemi marrë si kryetarë të komunave”, përfundoi Aliu.

Protesta e 1 shtatorit do të mbahet në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej”, ndërsa sipas Asociacionit pritet të marrin pjesë kryetarët e komunave, kabinetet e tyre, drejtorët, kuvendarët dhe pjesëtarë të administratës.

You Might Also Like

Glorifikimi i Mlladiqit, Qeveria e RMV-së: Qëndrimi i Dalibor Kitanoviqit është qëndrim i tij personal dhe i papranueshëm për Qeverinë
Walker: Kosova s’është kërcënim për askënd, Serbia vazhdon të jetë në Ballkan
Shpati Zekaj kualifikohet në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”
“Miliona për mallra serbe” – Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës
QMK: 31 zjarre në 24 orë, 5 aktive, më serioze situata në Studeniçan dhe Zelenikovë

LEXO GJITHASHTU

Totaj: U bastradua tema e presidentit, Kurtit nuk i besohet
Totaj: U bastradua tema e presidentit, Kurtit nuk i besohet
Lajme
Shkon në mbi 600 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal, mijëra të zhdukur
Shkon në mbi 600 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal, mijëra të zhdukur
Lajme
“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Po falimentojmë
“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Po falimentojmë
Lajme
Arrestohet një person në Junik, në shtëpi i gjenden një pushkë, fishekë, thika e boks hekuri
Arrestohet një person në Junik, në shtëpi i gjenden një pushkë, fishekë, thika e boks hekuri
TOP Momenti
Më 15 shtator “Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë, prezantohen aktivitetet në Kosovë
Më 15 shtator “Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë, prezantohen aktivitetet në Kosovë
Lajme

You Might Also Like

Ministria sqaron transferimin e Bekim Hoxhës nga AUV-i në Agjencinë Pyjore
TOP Momenti

Ministria sqaron transferimin e Bekim Hoxhës nga AUV-i në Agjencinë Pyjore

August 29, 2026
Berisha njofton vizitën në SHBA: Do të marr pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas
TOP Momenti

Berisha njofton vizitën në SHBA: Do të marr pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas

August 29, 2026
Laura Fazliu në gjysmëfinale, Zekaj ende lufton për të bronztën
TOP Momenti

Laura Fazliu në gjysmëfinale, Zekaj ende lufton për të bronztën

August 29, 2026
Vjedhin në arkën e kishës mbi 1 mijë euro, policia heton rastin në Bushincë të Novobërdës
TOP Momenti

Vjedhin në arkën e kishës mbi 1 mijë euro, policia heton rastin në Bushincë të Novobërdës

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?