Xhudistja kosovare Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke mbetur vetëm një fitore larg medaljes.
Fazliu garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndërsa në çerekfinale është përballur me turken Ozlem Yildiz.
Kosovarja e ka siguruar fitoren pasi Yildiz ka marrë tri dënime, duke i dhënë kështu Laurës kalimin në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, Fazliu do të përballet me francezen Doria Boursas. Një fitore në këtë përballje do t’ia siguronte medaljen.
Ndërkohë, Shpati Zekaj është eliminuar nga gara për medaljen e artë, pasi është mposhtur në çerekfinale të kategorisë deri në 100 kilogramë.
Zekaj ka pësuar nga tuniziani Koussay Ben Ghares. Xhudisti kosovar ka qenë duke udhëhequr me waza-ari, por më pas tuniziani ka realizuar ippon dhe e ka fituar meçin.
Megjithatë, gara nuk ka përfunduar për Zekajn. Ai do të ketë mundësi të luftojë për medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku i nevojiten dy fitore për ta siguruar medaljen.

