Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku janë vendosur mbetjet mortore të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit.
Në Institutin e Mjekësisë Ligjore po kryhen ekzaminimet, derisa katër mostra të ADN-së që u përkasin mbetjeve të gjetura në Jabukë janë dërguar për analiza në Hagë.

“Teksa sot u bën një muaj nga data e fillimit të gërmimeve, procesi veçse është në një fazë tjetër. Në IML po kryhen ekzaminimet dhe procedurat e mëtejme profesionale për identifikim dhe dokumentim. Deri më tani, katër mostra të ADN-së, të cilat i përkasin mbetjeve mortore të gjetura në Jabukë, janë dërguar për analizë në Hagë”, ka shkruar Kurti.
The post Kurti me Gërvallën në IML për mbetjet mortore që u gjetën në Veri: 4 mostra janë dërguar në Hagë për analiza appeared first on Gazeta Express.

