By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kujt i takojnë 100 eurot e ndara nga Qeveria në detyrë?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kujt i takojnë 100 eurot e ndara nga Qeveria në detyrë?
Lajme

Kujt i takojnë 100 eurot e ndara nga Qeveria në detyrë?

Momenti
Published: May 22, 2026

Qeveria në detyrë ka marrë vendim të ndajë nga 100 euro për fëmijët, pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat. Kjo mbështetje e njëhershme për pensionistët dhe fëmijët do të ekzekutohen në fillim të javës së ardhshme, ndërkohë për studentët dhe punëtorët e sektorit privat do të hapet aplikimi.

Por, kjo ndarje buxhetore iu takon disa kategorive të caktuara.

Your browser does not support the video tag.

Për punëtorët e sektorit privat dhe publik që nuk paguhen nga buxheti i vendit, nuk do të mund të përfitojnë 100 eurot nëse në muajin prill ka të ardhura mujore të deklaruara më shumë se një mijë euro.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se mbështetja e njëhershme për përfituesit e skemave personale do të jetë sipas listës së pagesave të muajit maj të këtij viti dhe për fëmijët që janë përfitues të skemës së shtesave.

Ndërsa, mbështetja për studentët vlen për ata aktiv dhe të rregullt në vitin akademik 2025-2026.

“Mbështetje të njëhershme për përfituesit e skemave pensionale sipas listës së pagesave të muajit maj të këtij viti, për mbështetje të njëhershme për të gjithë fëmijët që janë përfitues të skemës së shtesave për fëmijë. Për të gjithë të punësuarit të deklaruar në muajin prill me të ardhura mujore më pak se një mijë euro që nuk janë në listën e pagave që paguhen nga buxheti i shtetit, pra sektori privat dhe sektori publik por që është jashtë organizatave buxhetore, përfshihen shoqëria civile por edhe ndërmarrjet publike dhe organizata të tjera që nuk marrin pagë nga buxheti. Si dhe mbështetje edhe për të gjithë studentët aktiv dhe të rregullt në vitin akademik 2025-26 në institucionet të arsimit të lartë në Kosovë që përmbushin kriteret”, tha Murati.

Përveç këtyre kategorive, qeveria në detyrë mori vendim që nga muaji maj të rriten edhe shtesat për lehona nga 325 sa janë aktualisht, në 500 euro. Por, qeveria nuk e dha ndonjë detaj për vlerën e përgjithshme të gjithë kësaj pakoje./KP/

The post Kujt i takojnë 100 eurot e ndara nga Qeveria në detyrë? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
TOP Momenti

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?