By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kuba dikur kishte miq evropianë – ka një arsye pse edhe tani e kanë braktisur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kuba dikur kishte miq evropianë – ka një arsye pse edhe tani e kanë braktisur
TOP Momenti

Kuba dikur kishte miq evropianë – ka një arsye pse edhe tani e kanë braktisur

Momenti
Published: May 29, 2026

Spanja udhëhoqi kundërshtimin ndaj luftës së Trumpit kundër Iranit, por sfida mungon për bllokadën ndaj Kubës.

Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Your browser does not support the video tag.

Për shumë evropianë të brezit tim, Kuba ishte po aq një kauzë progresiste sa edhe një vend.

Në ditët tona studentore me një idealizëm selektiv (të miat ishin në mesin e viteve ’70 të shekullit XX), ajo ishte një vend i vogël i guximshëm që kishte përmbysur regjimin e korruptuar që fshehurazi bashkëpunonte me mafien amerikane. Në një revolucion popullor të udhëhequr nga Fidel Castroja karizmatik dhe lideri ikonik gueril Che Guevara, ajo më pas i rezistoi një embargoje shkatërrimtare amerikane për të mbrojtur pavarësinë e vet. Hasta la victoria siempre! (Gjithmonë drejt fitores!)

Tani kubanët po vuajnë në varfëri të mjerë, me pak ose aspak energji elektrike, ndërsa përballojnë një bllokadë amerikane të furnizimeve me karburant – të urdhëruar nga Donald Trumpi, në kuadër të një politike të presionit maksimal që synon ose rrëzimin e sundimtarëve komunistë të ishullit ose detyrimin e tyre të hapen ndaj kapitalizmit amerikan. Vendimi i ShBA-së për të ngritur akuza ndaj Raúl Castros – vëllait 94-vjeçar të Fidelit dhe pasardhësit të tij, i cili mbetet figurë kyçe e pushtetit edhe në pension – për vrasje lidhur me rrëzimin e dy aeroplanëve të lehtë amerikanë në vitin 1996, tregon se sa i përcaktuar është Uashingtoni për të eliminuar gardën e vjetër. Fabrikat dhe transporti kanë mbetur të paralizuar për mungesë energjie. Spitalet luftojnë dëshpërimisht për të trajtuar pacientët – me sasi minimale karburanti për të mbajtur në funksion gjeneratorët e emergjencës.

Megjithatë, pak njerëz përtej skajeve të majta radikale të politikës evropiane po protestojnë kundër mbytjes së qartë të paligjshme të ekonomisë dhe popullit kuban, e aq më pak po kundërshtojnë presionin amerikan ndaj Havanës duke dërguar karburant ose gjeneratorë energjie. Bota nuk do ta lëvizë as gishtin për ta mbrojtur Kubën nga shtrëngimi vdekjeprurës i Trumpit apo për të parandaluar ndryshimin e regjimit. Edhe indinjata është e rrallë.

Kjo ndodh pjesërisht sepse miqtë dhe aleatët tradicionalë të Kubës – Rusia, Venezuela, Meksika dhe Brazili – ose janë të paralizuar, të shpërqendruar, ose kanë çështje më të rëndësishme për të zgjidhur me Uashingtonin. Gjithashtu, sepse gjendja e kubanëve është kryesisht pasojë e sundimtarëve të tyre të papërgjegjshëm, të cilët kanë bërë pak për të ndihmuar popullin e vet.

Fakti që kubanët nuk gëzojnë as liri dhe as mirëqenie nuk lidhet aq shumë me embargon amerikane sa me dekada të tëra të menaxhimit të keq komunist, që shtypi iniciativën ekonomike dhe lirinë e shprehjes në emër të një egalitarizmi të nivelit më të ulët të përbashkët. “Kuba sot është gjithçka tjetër veçse libre [e lirë],” tha Herman Portocarero, ish-ambasador i Belgjikës dhe i BE-së në Havanë, i cili negocioi Marrëveshjen e Dialogut Politik dhe Bashkëpunimit BE-Kubë të vitit 2016. “Ky është një ishull tropikal me shumë tokë pjellore që për shumë vite ka importuar 80 përqind të ushqimit të vet.”

BE-ja dhe Brazili ofruan stimuj financiarë dhe ndihmë teknike për ta ndihmuar Kubën të kalonte nga kultivimi i kallamit të sheqerit në prodhimin ushqimor. “Ne u përpoqëm, dhe edhe brazilianët u përpoqën të bënin diçka për këtë, por dështuam. Çdo herë përplaseshim me një mur ideologjie dhe dogmash,” tha Portocarero. Deri në një milion kubanë, kryesisht të arsimuar, kanë emigruar gjatë dy viteve të fundit.

Vargu i gjatë i “bamirësve” të huaj të Kubës mori fund në janar, kur sulmi i rrufeshëm ushtarak i Trumpit e preu kokën e qeverisë së majtë të Venezuelës, duke rrëmbyer presidentin Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij – për t’u përballur me gjyq në ShBA. Kjo i dha fund dërgesave të subvencionuara të naftës venezueliane që e mbanin Kubën mbi ujë. Me pak eksporte, vendi mbahet me zor falë remitancave nga emigrantët kubanë, kryesisht në ShBA dhe Kanada. Madje, edhe rumi i saj ikonik, Havana Club, shitet në shishe të importuara, sepse kostot e larta të energjisë e bëjnë joekonomik prodhimin e qelqit në Kubë.

Rusia, e cila në epokën sovjetike ishte mbrojtësja kryesore dhe partnerja ekonomike e Havanës, është zhytur në një luftë të pafitueshme në Ukrainë. Si e pafuqishme ajo ka parë se si aleati i saj kryesor në Lindjen e Mesme, Siria nën regjimin Assad, u rrëzua në një luftë civile dhe se si miku tjetër rajonal, Irani, u bombardua nga ShBA-ja dhe Izraeli. Moska dërgoi një ngarkesë nafte në Kubë në mars, të cilën ShBA-ja e lejoi të kalonte për arsye “humanitare”. Asnjë vend tjetër – madje as Meksika dhe Brazili të qeverisur nga e majta – nuk ka guxuar të dërgojë karburant nga frika e sanksioneve dytësore amerikane.

Kina, e cila ka marrëdhënie miqësore me Havanën, nuk e ka sfiduar bllokadën amerikane. Xi Jinpingu ka çështje më të mëdha për të diskutuar me Trumpin. Nuk ka asnjë tregues se Kuba është përmendur qoftë edhe gjatë samitit të tyre këtë muaj. Nuk është një treg mjaftueshëm i madh që Kina të shqetësohet për të. Sa për Evropën, ajo është më e përçarë se kurrë për çështjen kubane dhe e përqendruar te lufta e Rusisë në Ukrainë dhe lufta ShBA-Izrael kundër Iranit, e cila ka kufizuar furnizimet me energji dhe ka bërë që çmimet e karburantit të hipin në qiell.

Brenda BE-së, Spanja dhe Franca kanë qenë tradicionalisht mbështetëset kryesore të Havanës dhe kritiket më të zëshme të embargos amerikane – e cila vazhdon që prej vitit 1962. Për vite me radhë mund të fluturoje drejtpërdrejt nga Madridi në Havanë, por tani shumë fluturime po pezullohen, pasi turizmi është shembur. Dhe, për vite me radhë, BE-ja mbështeste unanimisht një rezolutë vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që kërkonte fundin e embargos. Por, në vitin 2025, Hungaria votoi kundër saj, ndërsa Çekia, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Rumania abstenuan.

Për shumë njerëz të së majtës, si politikanët veteranë Jeremy Corbyn dhe Jean-Luc Mélenchon, çështja e Kubës ka të bëjë me anti-imperializmin dhe sovranitetin. Por, për të djathtën ajo lidhet me anti-komunizmin dhe lirinë individuale, sidomos në vendet e Evropës Qendrore që jetuan për dekada nën sundimin sovjetik.

Edhe Spanja, ku një qeveri e majtë është krenuar se i ka bërë ballë ShBA-së duke dënuar luftën kundër Iranit dhe duke refuzuar përdorimin e bazave të saj për operacionin, ka qenë çuditërisht e heshtur përballë trysnisë së Trumpit ndaj ish-kolonisë së saj. Është e vërtetë që udhëheqësit e Spanjës, Meksikës dhe Brazilit lëshuan muajin e kaluar një deklaratë të përbashkët ku dënonin “situatën e rëndë” me të cilën përballet populli kuban. Ata bënë thirrje për respektimin e sovranitetit dhe të së drejtës ndërkombëtare, por nuk përmendën shprehimisht ShBA-në ose bllokadën e naftës, dhe premtuan vetëm rritje të ndihmës humanitare, jo furnizime energjetike.

Qoftë nëse Uashingtoni i imponon një “marrëveshje” udhëheqësve aktualë të Kubës, qoftë nëse e shtrëngon edhe më shumë lakun në përpjekje për t’i rrëzuar ata, mos prisni që Evropa të bëjë ndonjë gjë për ta ndalur episodin e radhës të “doktrinës Donroe”. Edhe evropianët kanë telashe më të mëdha me Trumpin. Ata mund të kenë histori me Kubën, por ShBA-ja ka në anën e saj gjeografinë dhe gjeopolitikën. /Telegrafi/

You Might Also Like

OBRM-PDUKM: Venko Filipce është anomalia e politikës në Maqedoni
SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
Dyshohet se mori djalin nga kopshti pa dijeninë e bashkëshortes në Gjakovë dhe doli jashtë Kosovës
VLEN: Kush e drejton BDI-në, Aliu, Bujari apo Artani nga arresti shtëpiak
Kërcënimet e Vuçiqit me ndalimin e ujit: Forcë apo dobësi?

LEXO GJITHASHTU

Dyshohet se kontrabandoi migrantë me kamion, një person ndalohet në Han të Elezit
Dyshohet se kontrabandoi migrantë me kamion, një person ndalohet në Han të Elezit
Lajme
SHBA thirrje për formimin e institucioneve: Ngërçi i vazhdueshëm politik, po i humb mundësi Kosovës
SHBA thirrje për formimin e institucioneve: Ngërçi i vazhdueshëm politik, po i humb mundësi Kosovës
Lajme
Hoti: Eksportojnë thëngjill, importojnë energji të prodhuar nga ai thëngjill – sa të padijshëm e të mbrapshtë
Hoti: Eksportojnë thëngjill, importojnë energji të prodhuar nga ai thëngjill – sa të padijshëm e të mbrapshtë
Lajme
Gruaja shtatzënë s’arrin të shkojë në maternitet dhe paraqitet në Spitalin e Traumës, mjekët ndërhyjnë në kohë dhe shpëtojnë nënën dhe foshnjen
Gruaja shtatzënë s’arrin të shkojë në maternitet dhe paraqitet në Spitalin e Traumës, mjekët ndërhyjnë në kohë dhe shpëtojnë nënën dhe foshnjen
Lajme
Gjendet zarf me 29 mijë e 200 euro në një automjet në Vërmicë
Gjendet zarf me 29 mijë e 200 euro në një automjet në Vërmicë
Lajme

You Might Also Like

“Inter Nos” – romani i ri i Kaltrina Malokut pritet të botohet së shpejti
TOP Momenti

“Inter Nos” – romani i ri i Kaltrina Malokut pritet të botohet së shpejti

August 20, 2026
Jean-François Huchet, ambasadori i ri i Francës në Kosovë – merr detyrën në fillim të shtatorit
TOP Momenti

Jean-François Huchet, ambasadori i ri i Francës në Kosovë – merr detyrën në fillim të shtatorit

August 20, 2026
LSDM: Mickoski manipulon me statistikat për rritjen ekonomike
TOP Momenti

LSDM: Mickoski manipulon me statistikat për rritjen ekonomike

August 20, 2026
Rreth 30 mijë euro u gjetën brenda një veture në afërsi të liqenit të Vërmicës, rasti po hetohet
TOP Momenti

Rreth 30 mijë euro u gjetën brenda një veture në afërsi të liqenit të Vërmicës, rasti po hetohet

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?