Një 27 vjeçar nga Kuqica e Skënderajt ka humbur sot tragjikisht jetën derisa po punonte në kantierin e ndërtimit të një stacioni të policisë në Zubin Potok.
Siç raporton media lokale “Mitropol” bëhet fjalë për Bajram Selimin, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar edhe Policia.
Shefi i Operacioneve të Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Erduan Baliçi, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 në vendin ku po ndërtohet stacioni i Policisë së Kosovës në Zubin Potok.
I ndjeri fillimisht është dërguar në QKMF-në e Zubin Potokut, ndërsa më pas, për shkak të gjendjes së rënduar, është transportuar me urgjencë në Spitalin Klinik në Mitrovicën e Veriut.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu ka ndërruar jetë rreth orës 11:00 si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe mënyrën se si ka ndodhur aksidenti.
Me rastin e sotëm në Zubin Potok, numri i personave që kanë humbur jetën në vendet e punës në Kosovë gjatë vitit 2026 ka arritur në 16.

The post 29-vjeçari Bajram Selimi nga Kuqica e Skënderajt humbi jetën në kantierin e ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok appeared first on Gazeta Express.

