By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë
TOP Momenti

Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë

Momenti
Published: June 19, 2026

Përgatitjet për Samitin e NATO-s, i cili do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara të Turqisë, kanë hyrë në fazën përfundimtare pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në një deklaratë, NATO theksoi se pjesëmarrësit janë pajtuar se “misioni kyç është mbrojtja e Kroacisë dhe aleatëve të tjerë nga kërcënimet ajrore dhe raketore, pavarësisht nga drejtimi prej nga vijnë ato”.

Your browser does not support the video tag.

Samiti në Ankara pritet të jetë një tjetër mundësi për presidentin amerikan, Donald Trump, që të ushtrojë presion ndaj aleatëve evropianë për të rritur shpenzimet në mbrojtje dhe për të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit. Kjo vjen në kohën kur Uashingtoni po paralajmëron reduktimin e pranisë së tij ushtarake në mbrojtjen konvencionale të Evropës.

Burime diplomatike kanë bërë të ditur se disa vende evropiane tashmë kanë nisur të paraqesin planet e tyre për të kompensuar boshllëkun që mund të krijohet pas tërheqjes së pjesshme të forcave amerikane nga Evropa.

Në këtë kuadër, ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiiq, ka lënë të kuptohet se Kroacia është e gatshme të rrisë numrin e ushtarëve të saj në misionin paqeruajtës të NATO-s, në Kosovë, raporton media kroate “Vecernji List”.

Kroacia aktualisht ka 151 trupa ushtarake në Kosovë.

Kjo deklaratë vjen pasi komandanti suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali Alexus G. Grynkewich, bëri të ditur se po shqyrtohet zvogëlimi i numrit të trupave të KFOR-it. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sqaroi se numri i ushtarëve në Kosovë mund të reduktohet nga rreth 4.700 aktualisht në mes 3.000 dhe 3.500 trupa, sa ishte para vitit 2023.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u ka bërë të qartë aleatëve se prania ushtarake amerikane në Evropë do të zvogëlohet dhe se vendet evropiane duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të monitorojnë nga afër angazhimin e secilit aleat, duke vlerësuar se disa vende do ta kalojnë me sukses këtë “test” të ri amerikan, ndërsa të tjera mund të dështojnë.

Hegseth gjithashtu kritikoi disa aleatë evropianë që, sipas tij, nuk e mbështetën mjaftueshëm SHBA-në gjatë konfliktit me Iranin, ndërsa falënderoi vendet që, sipas tij, “e kuptuan mesazhin” dhe kontribuuan në përpjekjet e përbashkëta të aleancës.

Gjithsej 4.657 trupa nga 31 vende të botës shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR. Gati gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia./Telegrafi

You Might Also Like

Komuna e Pehçevës hedh poshtë iniciativën për ndërtimin e një qendre të të dhënave
​PDK sërish para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit
Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje shiu
Mot me diell dhe vranët, mundësi për reshje lokale shiu
Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale

LEXO GJITHASHTU

Bitcoin ‘shpërthen’, por çfarë fshihet pas rritjes së papritur
Bitcoin ‘shpërthen’, por çfarë fshihet pas rritjes së papritur
Lajme
Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital
Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital
Lajme
Nuk ndalet rënia e Euros, arrin minimum të ri historik pranë 92.4 lekëve
Nuk ndalet rënia e Euros, arrin minimum të ri historik pranë 92.4 lekëve
Lajme
Riparimi i vagonëve në Serbi, Rrahmani ngre dyshime serioze për korrupsion: Dokumentet tregojnë se u keqpërdor buxheti
Riparimi i vagonëve në Serbi, Rrahmani ngre dyshime serioze për korrupsion: Dokumentet tregojnë se u keqpërdor buxheti
Lajme
Gërvalla mbledh institucionet përgjegjëse pas vrasjes së gruas shtatzënë në Malishevë
Gërvalla mbledh institucionet përgjegjëse pas vrasjes së gruas shtatzënë në Malishevë
Lajme

You Might Also Like

Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive
TOP Momenti

Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive

August 26, 2026
KFOR: Hapjen ose jo të urës mbi Ibër e përcaktojnë BE-ja dhe Kosova, jo ne
TOP Momenti

KFOR: Hapjen ose jo të urës mbi Ibër e përcaktojnë BE-ja dhe Kosova, jo ne

August 26, 2026
KFOR-i: Prania jonë do të rritet në disa zona të veriut, përfshirë Mitrovicën e Veriut
TOP Momenti

KFOR-i: Prania jonë do të rritet në disa zona të veriut, përfshirë Mitrovicën e Veriut

August 26, 2026
Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton
TOP Momenti

Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?