By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kriza e VW përcakton të ardhmen e autoindustrisë gjermane
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kriza e VW përcakton të ardhmen e autoindustrisë gjermane
Lajme

Kriza e VW përcakton të ardhmen e autoindustrisë gjermane

Momenti
Published: August 27, 2026

Ekziston një pakënaqësi e përhapur midis punëtorëve në koncernin Volkswagen lidhur me planet e ristrukturimit që mund të çojnë në shkurtimin e deri në 100,000 vendeve të punës dhe mbylljen e fabrikave në Gjermani.

Drejtuesit e Volkswagenit po mbajnë takime urgjente me punëtorët këtë javë, për të diskutuar programin më radikal të uljes së kostove deri më tani. Mund të shkurtohen deri në 100,000 vende pune dhe disa fabrika mund të mbyllen.

Your browser does not support the video tag.

Industria gjermane e makinave po përballet me një krizë të thellë strukturore për shkak të presionit të fortë nga konkurrenca kineze, kalimit në automjete elektrike, kostove më të larta të prodhimit dhe sfidave të tjera.

Punëtorët janë veçanërisht të shqetësuar për mënyrën se si ristrukturimi u është paraqitur atyre deri më tani. Përfaqësuesit e punëtorëve e përshkruajnë komunikimin e menaxhmentit me ta si “katastrofik”.

Bisedimet me punëtorët po zhvillohen në fabrikat e VW, duke përfshirë Emden, Zwickau, Braunschweig dhe Hanover.

Punëtorët kishin rënë më parë dakord të shkurtonin rreth 50,000 vende pune, kryesisht përmes programeve të largimit vullnetar. Por menaxhmenti njoftoi më pas se do të duhej të shkurtoheshin edhe 50,000 vende të tjera pune.

Arsyet për masat drastike

CEO i kompanisë, Oliver Blume, theksoi se VW është në një “gjendje më shumë se kritike” dhe se masat e marra deri më tani nuk janë të mjaftueshme për të rivendosur konkurrueshmërinë.

“Ne jemi tepër të mëdhenj.Kjo është arsyeja pse shpesh jemi shumë të ngadaltë dhe shumë të komplikuar”, u tha ai punonjësve javën e kaluar në një intervistë të publikuar në intranetin e kompanisë.

Me pothuajse 630,000 punonjës, Volkswagen është bërë dukshëm më i madh se konkurrentët e tij gjatë dekadave të fundit, pasi vendosi të kontrollojë më shumë faza të prodhimit, ndërsa njëkohësisht mori përsipër kompani dhe marka rivale si Skoda, Porsche, SEAT dhe Bugatti.

Prodhuesi gjerman gjithashtu është vonuar në kalimin në automjete elektrike në një kohë kur konkurrentët kinezë po fillonin të pushtonin tregun. Kjo ka çuar në një rënie të ndjeshme të shitjeve në atë që dikur ishte tregu më i madh i kompanisë – Kina.

Blume paralajmëroi se Volkswagen aktualisht prodhon rreth gjysmë milioni automjete më shumë në Evropë në vit sesa mund të shesë.

Ndërsa mbyllja e fabrikave gjermane do të ishte një zgjidhje e fundit, Blume tha se menaxhmenti “aktualisht nuk sheh asnjë mënyrë se si VW mund të jetë fitimprurës deri në vitet 2030”.

Prodhues të tjerë të makinave kanë kritikuar edhe kostot e larta të të bërit biznes në Gjermani. Midis tyre është CEO i Mercedes, Olla Källenius, i cili muajin e kaluar foli për një ndryshim prej 70 përqind të kostos midis operacioneve të kompanisë në Hungari dhe Gjermani.

Reagime të pashmangshme

Blume pritet të përballet me një reagim të ashpër nga punonjësit, të cilët janë ndër më të paguarit në industrinë e automobilave në botë, falë fuqisë dhe ndikimit të sindikatave dhe përfaqësuesve të punëtorëve.

Duke pranuar tashmë planet e mëparshme të ristrukturimit të Volkswagen, Presidentja e sindikatës IG Metal, Christiane Benner, tha se punëtorët po “merrnin përsëri shuplakë në fytyrë”.

Gjatë një takimi me punëtorët përfaqësuesja e punëtorëve Daniela Cavallo, tha se “besimi” te Blume dhe bordi i drejtorëve ishte “thyer”, por “ende jo i pariparueshëm”.

Muajin e kaluar, bordi mbikëqyrës i VW, i cili përfshin përfaqësues të aksionarëve dhe punonjësve, hodhi poshtë një raund të dytë propozimesh për uljen e kostove.

Gjërat i ndërlikon edhe më tej fakti se Volkswagen është pjesërisht në pronësi të shtetit të Saksonisë së Poshtme, i cili ka 20 përqind të të drejtave të votës. Sipas mediave gjermane, qeveria e landit ka refuzuar të miratojë planet.

“Saksonia e Poshtme është një vend makinash… dhe duhet të mbetet kështu”, tha të hënën kryeministri Olaf Liss. “Tani është e rëndësishme për mua që të gjejmë zgjidhje të përbashkëta”.

Çfarë përfshijnë planet e kompanisë?

Blume i tha të përjavshmes Bild am Sonntag fundjavën e kaluar se kishte përgatitur “planin më të madh të transformimit në historinë e Grupit Volkswagen”.

Plani i tij “Target Vision 2030” kërkon përgjysmimin e numrit të modeleve që ofron Volkswagen dhe uljen e shpenzimeve të përgjithshme, veçanërisht në Gjermani. Prodhuesi gjithashtu do të zvogëlojë objektivin e tij global të prodhimit. Ai arriti rreth 11 milionë automjete në vitin 2018 dhe do të ulet në nëntë milionë në vit në të ardhmen.

Përballë konkurrencës në rritje nga Kina, por edhe tarifave amerikane, rreziqeve gjeopolitike dhe burokracisë, Blume paralajmëroi se menaxhmenti i Volkswagen duhet të “ketë parasysh edhe rritjen e rreziqeve në të gjithë botën”.

Shumica e prodhuesve kryesorë të makinave në botë po përpiqen t’i përgjigjen depërtimit të automjeteve elektrike kineze në tregjet globale, zhvillimeve gjithnjë e më të paparashikueshme të tregut dhe presionit në rritje të rregullave të BE-së për arritjen e emetimeve zero, të cilat parashikojnë gjithashtu gjoba për prodhuesit që nuk arrijnë të përmbushin objektivat e emetimeve.

Blume i tha gazetës se vitet e ardhshme do të jenë “vendimtare” për atë se cilët prodhues makinash do të mbeten të qëndrueshëm.

Ai thotë se Volkswagen ka arritur një marzh të fortë operativ prej 3.8 përqind, por se fitimi nuk është i mjaftueshëm për të investuar në teknologji dhe produkte të reja, dhe për të mirëmbajtur objektet e fabrikës. /DW

The post Kriza e VW përcakton të ardhmen e autoindustrisë gjermane appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nuk u lejuan të hyjnë brenda Qeverisë, Musliu: Policia duhet t’i nënshtrohet Kushtetutës dhe ligjit, jo urdhrave politikë
Mijëra njerëz në Spanjë morën pjesë në luftën më të madhe me domate në botë
Saksoni-Anhalt: AfD kryeson me diferencë të madhe në sodazhe
Kosova ende pa institucione të reja dhe president, partitë tregojnë kushtet për dalje nga ngërçi
PDK mban sot konferencë për media

LEXO GJITHASHTU

Deputetët tentojnë të hyjnë në Qeveri, Musliu i reagon Policisë: Ligji është mbi politikën
Deputetët tentojnë të hyjnë në Qeveri, Musliu i reagon Policisë: Ligji është mbi politikën
TOP Momenti
QMK: Katër zjarre aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar
QMK: Katër zjarre aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar
TOP Momenti
Albana Bytyqi: Jemi këtu për ta mbrojtur Kushtetutën
Albana Bytyqi: Jemi këtu për ta mbrojtur Kushtetutën
Lajme
Rasti i rëndë në Prizren, paralajmërohet protestë për të premten – çfarë dihet deri tani për vrasjen e 80-vjeçares?
Rasti i rëndë në Prizren, paralajmërohet protestë për të premten – çfarë dihet deri tani për vrasjen e 80-vjeçares?
Lajme
Studimi e vërteton: Stalla e lopëve ka efekt ndaj alergjive tek fëmijët
Studimi e vërteton: Stalla e lopëve ka efekt ndaj alergjive tek fëmijët
Lajme

You Might Also Like

Shefi i CIA-s në Moskë, Wall Street Journal:  Paralajmërim Rusisë kundër çdo sulmi ndaj vendeve anëtare të NATO-s
Lajme

Shefi i CIA-s në Moskë, Wall Street Journal: Paralajmërim Rusisë kundër çdo sulmi ndaj vendeve anëtare të NATO-s

August 27, 2026
Behrami: Albin Kurti u fsheh edhe në Rambuje, edhe në ditën e shpalljes së pavarësisë
Lajme

Behrami: Albin Kurti u fsheh edhe në Rambuje, edhe në ditën e shpalljes së pavarësisë

August 27, 2026
Emergjenca në QKUK trajtoi 343 raste gjatë 24 orëve të fundit, 32 prej tyre ishin lënduar në aksidente trafiku
Lajme

Emergjenca në QKUK trajtoi 343 raste gjatë 24 orëve të fundit, 32 prej tyre ishin lënduar në aksidente trafiku

August 27, 2026
Sanksionet e paralajmëruara nga SHBA, Irani i bën thirrje OKB-së ta vlerësojë ndikimin humanitar
Lajme

Sanksionet e paralajmëruara nga SHBA, Irani i bën thirrje OKB-së ta vlerësojë ndikimin humanitar

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?