Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar si antikushtetuese seancën e thirrur nga Avni Dehari për datën 9 shtator.
Gjini ka thënë se kjo është një shkelje kushtetuese dhe sipas tij as partitë e tjera opozitare PDK dhe LDK s’duhet të bëhen pjesë e një shkeljeje të tillë.
“Edhe dy partitë e tjera, s’duhet të bëhen pjesë e kësaj shkelje kushtetuese. E Nxjerrjes së Kosovës nga binarët. Sot Kurti s’ka lënë rrugë për zgjidhje normale e kushtetuese. Ka mbyllur rrugët. Po dëshiron ta caktojë datën e zgjedhjeve vetë përmes shkeljeve. Sot në Kosovë nuk ka asnjë autoritet që nuk e shkel ligjin, përvec komunave. Vetë ky që e ka zaptu zyrën e kryeministrat. Unë e di që ka shumë njerëz që s’e kuptojnë rëndësinë jetike të respektimit të Kushtetutës”, ka deklaruar ai.
“Fatkeqësisht politika s’po prodhon lajme të mira. Janë dy vite në krizë të qëllimshme institucionale. Thirrja e seancës më 9 shtator, është shkelje brutale e normës dhe bindjes Kushtetuese. Kjo është me u tallë me shtetin e me qytetarët. Me abuzu s’kajshëm”, ka theksuar Gjini.
The post Gjini: Seanca e thirrur nga Dehari anti-kushtetuese, bëj thirrje që edhe PDK e LDK të mos bëhen pjesë e saj appeared first on Gazeta Express.

