By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
TOP Momenti

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut forcojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Momenti
Published: June 23, 2026

Avokatët e Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nënshkruan memorandum bashkëpunimi, me synim thellimin e koordinimit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, adresimin e problemeve civile me karakter ndërkufitar dhe krijimin e mekanizmave të përbashkët në interes të qytetarëve të tri vendeve.

Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, tha se memorandumi përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet institucioneve homologe.

Your browser does not support the video tag.

“Memorandumi i bashkëpunimit është vetëm një hap i konsolidimit të bashkëpunimit të vazhdueshëm që kemi pasur. Është një shembull i mirë që vendet që jetojnë në një rajon, mund të bashkëpunojnë mes vete në interes të qytetarëve. Mbrojtja e të drejtave të njeriut shpeshherë sfidohet me situata krizash. Konfliktet e vazhdueshme, krizë të ndryshme shëndetësore, ekonomike, financiare e energjetike, e kanë zhvendosur vëmendjen e shteteve nga prioriteti që kanë. Është detyrë e përgjegjësi jona si avokat të popullit, që vendeve tona, t’i tërhiqet vëmendja, t’u tregohet që vendoset në qendër interesi i tyre”, tha Qelaj.

Ai tha se fokusi kryesor i memorandumit do të jetë shkëmbimi i përvojave, trajtimi i çështjeve ndërkufitare dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.

Your browser does not support the video tag.

“Shkëmbimi i përvojave është njëra nga çështjet e para. Tregon ku është rajoni, jo vetëm vendi dhe mundëson të jemi me efikas në adresimin e çështjeve që janë prioritet. Bashkëpunimi në ofrimin e shërbimeve të tjera, kur në institucionet të vendeve respektive, ofrojmë shërbime për njëri-tjetrin, në situatë kur qytetarët tanë ndodhen në një situatë në shtetet përkatëse. Jemi fokusuar tek çështjet ndërkufitare, problemi me dokumente dhe me të drejtat civile. Parasheh edhe krimin e mekanizmave të përbashkët. Ofrimi i shërbimeve shëndetësore duhet të jetë në fokusin tonë dhe çështje të tjera”, tha ai.

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, tha se bashkëpunimi synon që të drejtat e garantuara me ligj të zbatohen në praktikë dhe qytetarët të mos përballen me pengesa kur lëvizin ndërmjet vendeve.

“Qeveritë tona po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, por qytetarët nuk i gëzojnë të drejtat në letër, por praktikë dhe kjo është detyra jonë që të kthehen në praktikë. Distanca mes të drejtave në letër dhe të gëzuara, në përballje me institucionin, kjo distancë të jetë sa më e vogël. Në fund të ditës ka një përfitues direkt dhe është qytetari shqiptar i vendeve tona, që në fakt nuk duhet ta ndiejnë kur kalojnë kufirin. Pavarësisht se ku përballet qytetari, qoftë qytetari i Kosovës apo i Shqipërisë, ne do bashkëpunojmë me njëri-tjetrin që mos ta ndiejnë këtë kufirin ligjor, por të ndiej që të drejtat e tyre garantohen në kohë reale”, tha Shabani.

Ndërkaq, Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut, Faton Selami, vlerësoi se memorandumi krijon bazën për zgjerimin e bashkëpunimit edhe me shtete të tjera të rajonit.

“Është një vazhdimësi i marrëveshjeve paraprake të nënshkruara nga institucione tona. Me këto marrëveshje synojmë që më tepër të thellojmë dhe avancojmë. Ky memorandum bashkëpunimi, është në baza, në të cilin mund të përfshihen edhe shtetet e tjera të Ballkanit, Të krijohet një rrjet edhe më i gjerë i institucioneve, të cilat si detyrë kryesore e kanë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, që nuk njohin kufi dhe nuk duhet të njohin kufi”, tha Selami./KP/

You Might Also Like

Kasami: Për 24 muaj kemi realizuar atë që u premtua për 24 vjet, ndryshimi nuk kthehet prapa
LSH: Për dy vjet, VLEN realizoi platformën “Maqedonia përsëri e jotja”, ndërsa degradoi shqiptarët
I çmenduri shpalli luftë në Gazimestan, të mençurit këputën telat gjemborë
Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet
Nikollovski: Rruga Prilep–Manastir do ta shkurtojë udhëtimin drejt Athinës

You Might Also Like

Kërcënuan dhe morën peng klienten si dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë
TOP Momenti

Kërcënuan dhe morën peng klienten si dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

June 28, 2026
Aksident në magjistralen Gjakovë–Prizren, shtatë të lënduar
TOP Momenti

Aksident në magjistralen Gjakovë–Prizren, shtatë të lënduar

June 28, 2026
Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së
TOP Momenti

Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së

June 28, 2026
Mucunski në Forumin e Dubrovnikut kërkon proces të besueshëm dhe të bazuar në meritë për zgjerimin e BE-së
TOP Momenti

Mucunski në Forumin e Dubrovnikut kërkon proces të besueshëm dhe të bazuar në meritë për zgjerimin e BE-së

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?