“Mu gjakun ma kanë borxh” – axha i Ledion Hamzajt i zhgënjyer pas lirimit të të akuzuarve
Jakup Hamzaj, axha i 17-vjeçarit Ledion Hamzaj, i cili mbeti i vrarë në sulmin ndaj autobusit në Gllogjan, ka shprehur zhgënjimin e tij pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë për lirimin e të akuzuarve për vrasjen e djalit të vëllait të tij.
“Mu gjakun ma kanë borxh”, ka deklaruar Hamzaj në një rrëfim për T7, duke folur me emocione për dhimbjen e familjes pas humbjes së Ledionit.
Hamzaj pretendon se familja Mehmetaj qëndron prapa vrasjes së 17-vjeçarit, mirëpo gjatë intervistës ai ka theksuar se familja ia ka besuar drejtësisë këtë çështje dhe se do të vazhdojë betejën ligjore deri në instancat më të larta, pa u dorëzuar.
Ai thotë se personi që ka kryer aktin, sipas tij, “e ka borxh gjakun e nipit” dhe se nuk do ta falë kurrë.
“Mu gjakun ma kanë borxh ae Ledionin ma vranë pa drejtësisht”, është shprehur Hamzaj, duke rikthyer dhimbjen e familjes për humbjen e Ledionit.
Video e plotë:
The post “Mu gjakun ma kanë borxh” – axha i Ledion Hamzajt i zhgënjyer pas lirimit të të akuzuarve appeared first on Gazeta Express.

