By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prishtinë, Knin, Sarajevë, Srebrenicë: Rruga e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prishtinë, Knin, Sarajevë, Srebrenicë: Rruga e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq
TOP Momenti

Prishtinë, Knin, Sarajevë, Srebrenicë: Rruga e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq

Momenti
Published: August 27, 2026

Gjenerali serb, i cili vdiq sot, organizoi gjenocidin e parë në Europës pas Adolf Hitlerit. Shumë serbë vazhdojnë ta nderojnë si hero – dhe kjo është një nga trashëgimitë e tij më të tmerrshme.

Gjenerali kroat me origjinë nga Kosova, Rahim Ademi, me rastin e vdekjes së kriminelit të luftës Ratko Mlladiq tha: “Ai ishte trim vetëm ndaj civilëve të paarmatosur, nuk ishte kurrëfarë ushtaraku”. Kjo fjali e ilustron saktë karrierën e këtij banditi me uniformë dhe këtij racisti të ngarkuar me mite mesjetare serbe.

Your browser does not support the video tag.

Më 1991 Mlladiq tentoi të pushtojë qytetin e Shibenikut në bregdetin adriatik kroat. Njësitë e ushtrisë kroate, të komanduara nga Rahim Ademi, e mposhtën dhe dëbuan Mlladiqin dhe forcat e tij. Para se të shkonte në Kroaci për të luftuar, Ratko Mlladiqi shërbeu si zëvendëskomandant i korpusit të Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ) në Prishtinë. Ishte sjellë aty nga Maqedonia, sipas të gjitha gjasave për të qenë në gatishmëri dhe në pritje të shpërthimit të luftës në Kosovë. Pasi që klasa e atëhershme politike e Kosovës – largpamëse dhe e prirë nga Ibrahim Rugova – nuk hyri në aventura të luftës ngaqë nuk ishte e përgatitur – Shqipëria vuante për bukë, ushtri efikase pothuaj nuk kishte, ndërsa nga Perëndimi s’mund të pritej ndërhyrje ushtarake, kjo ndodhi një dekadë më vonë – udhëheqja e APJ-së, e dominuar nga gjeneralët serbë, e çoi Mlladiqin në Kroaci. Atje prej tij pritej të përkrahte forcat kryengritëse serbe, të cilat do të merrnin nën kontroll një pjesë të madhe të Kroacisë në kuadër të projektit për krijimin e Serbisë së Madhe.

Pas dështimit të Mlladiqit në hinterlandin e Dallmacisë, ky gjeneral serb u dërgua në Bosnjë-Hercegovinë. Aty organizoi krimet më të mëdha në Europës pas Luftës së Dytë Botërore. Trupat e tij vranë, masakruan, plagosën dhe gjymtuan dhjetëra-mijëra civilë, boshnjakë e kroatë. Dëbuan miliona njerëz. Në Srebrenicë Mlladiqi ishte në krye të gjenocidit – brenda pak javësh – në korrik 1995 – forcat e tij vranë rreth 8000 burra e djem boshnjakë. Bashkësia ndërkombëtare nuk e ndali plojën e forcave serbe. Kryeqyteti i Bosnjës, Sarajeva, u mbajt i rrethuar 1425 ditë, mbi 11 mijë njerëz u vranë. Në urbicidin serb ndaj Sarajevës u dogjën edhe miliona libra pas goditjeve të njëpasnjëshme ndaj Bibliotekës Nacionale të Bosnjës.

Gjenerali nga Kosova që e mundi keq Mladiqin në Dalmaci: Ai nuk ishte ushtar

Në ditët e para të luftës në Bosnjë viktimat e para ishin shqiptarët – u vranë në dyqanet apo shtëpitë e tyre në Bosnjën lindore (për shembull në Bijelinë), menjëherë pasi nga Beogradi erdhën trupat e kriminelit të shumëfishtë Zhelko Razhnjatoviq. Është një skenë e tmerrshme, mes miliona të tillave: kriminelët serbë me uniforma i hedhin benzinë një shqiptari nga rrethina e Shkupit para se ta ekzekutonin.

Në ditët në vijim do të jetë interesante të shihet se si do të sillet Serbia zyrtare ndaj njërit prej kriminelëve më të mëdhenj të 100 viteve të fundit në Europë – ndaj Ratko Mlladiqit. Një pjesë e madhe e shoqërisë serbe, e helmuar nga nacionalizimi, tashmë e ka ngritur Mlladiqin në piedestalin e heroit. Para syve të pushtetit në mbarë Serbinë shihen grafite e murale të kasapit të Bosnjës. Krimet e luftës mohohen gjithandej. Bëhet thirrje për hakmarrje të reja. Për beteja të reja. Për “pjesën e dytë të lojës”. Në pushtet janë adhuruesit e dikurshëm (dhe mbase edhe të sotëm) të Mlladiqit. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq së fundi mallkoi shtetet perëndimore për shkak se nuk e liruan Mlladiqin e sëmurë të vdiste në shtëpi. Për viktimat e Mlladiqit kryetari serb nuk e tha asnjë fjalë. Gjatë luftës në Bosnjë Vuçiq shërbeu si propagandist në një radio të serbëve të Bosnjës. Më vonë, pas rrëzimit të Sllobodan Millosheviqit, Vuçiqi kundërshtoi ekstradimin e Mlladiqit në Hagë. Ndërsa Mlladiq kalonte kohën në rehati në Serbi, nën mbrojtjen e shërbimit sekret, Vuçiq e “emëronte” një bulevard në Beograd me emrin e Ratko Mlladiqit.

Pas luftës në Bosnjë Mlladiqi iku në Serbi, ku gëzoi mbështetjen e shërbimeve sekrete, ushtrisë, politikës, botës intelektuale nacionaliste, mediave të shumta e të afërta me regjimin. U arrestua tek më 2011, në një ditë maji.

Atë ditë isha duke vrapuar në Parkun Maksimir në Zagreb, kur erdhi lajmi se Mlladiqi ishte arrestuar në një fshat të Vojvodinës. Të nesërmen isha aty, para shtëpisë së kushëririt të Mlladiqit, bashkë me qindra gazetarë nga mbarë bota. Një fshatar për pak e shtypi me traktor një gazetare që raportonte drejtpërdrejtë për një televizion. Mlladiq u arrestua pas presionit të madh perëndimor dhe pas kalkulimeve të pushtetit se ndoshta në atë çast mund të përfitonte më shumë nga BE dhe SHBA-ja. Në pushtet ishte presidenti Boris Tadiq. Pas pak frerët e pushtetit i morën ish-radikalët e Vojisllav Sheshelit me Vuçiqin, i cili ishte ndarë sa për sy e faqe nga “babai i tij” ideologjik dhe shtirej si proeuropian. Qe 15 vjet trajtohet si i tillë nga BE, ndonëse vazhdon ta destabilizojë rajonin kudo ku mundet – prej shkaktimit të tensioneve në Bosnjë, mobilizimit të nacionalistëve klerikalë në Mal të Zi deri te sulmet terroriste në Kosovë si ai i vitit 2023, i kryer nga kanakari i tij Millan Radojçiq.

Gjatë procesit gjyqësor në Hagë Mlladiq nuk tregoi asnjë pendim. U përpoq të frikësonte dëshmitarët që raportonin mbi krimet e tij. Më 2021 u dënua me burgim të përjetshëm. Kështu foli instanca e fundit e gjykatës së OKB-së. Dhe Mlladiqi u rendit në mesin e kriminelëve më të mëdhenj në Europë në 100 vitet e fundit, aty diku afër Adolf Hitlerit. Para se të nisej për në Hagë Mlladiq kërkoi të shkonte të vizitonte varrin e vajzës së tij Ana në varrezat e Beogradit. Ana e kishte vrarë veten në vitet 90-të. Me revolën e babait të saj.

You Might Also Like

Tre zjarre aktive në Tetovë
Zulfaj: Propaganda serbe për serbët e Kosovës ndjek “manualin rus”
Privohet nga liria 48 vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur dhe tentoi të sulmonte edhe bashkëshorten
Kurti viziton IML-në, Mund të ketë edhe varreza të tjera masive në veri të Kosovës
SHBA përditëson këshillën për udhëtime në Kosovë, veriu në nivelin e tretë të rrezikut

LEXO GJITHASHTU

Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit
Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit
Lajme
Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria që ta thellojmë bashkëpunimin
Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria që ta thellojmë bashkëpunimin
Lajme
“Mu gjakun ma kanë borxh” – axha i Ledion Hamzajt i zhgënjyer pas lirimit të të akuzuarve
“Mu gjakun ma kanë borxh” – axha i Ledion Hamzajt i zhgënjyer pas lirimit të të akuzuarve
Lajme
Zulfaj ia numëron të drejtat, pasi ministri i Beogradit tha se serbët në Kosovë janë “grupi etnik më i shtypur në Evropë”
Zulfaj ia numëron të drejtat, pasi ministri i Beogradit tha se serbët në Kosovë janë “grupi etnik më i shtypur në Evropë”
Lajme
Babai i viktimës në Gllogjan: “Shteti s’po bën kurgjo, po i liron të akuzuarit pastaj ne po vritemi”
Babai i viktimës në Gllogjan: “Shteti s’po bën kurgjo, po i liron të akuzuarit pastaj ne po vritemi”
Lajme

You Might Also Like

Qeveria uli çmimet e mjeteve shkollore, ISHT del në terren për kontrolle
TOP Momenti

Qeveria uli çmimet e mjeteve shkollore, ISHT del në terren për kontrolle

August 27, 2026
Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për interkonektor të gazit
TOP Momenti

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për interkonektor të gazit

August 27, 2026
Ministria ndryshoi çmimet, “Dukagjini” do t’ua kthejë diferencën prindërve që blenë tekstet më shtrenjtë
TOP Momenti

Ministria ndryshoi çmimet, “Dukagjini” do t’ua kthejë diferencën prindërve që blenë tekstet më shtrenjtë

August 27, 2026
E sulmoi fizikisht dhe ia përplasi kokën disa herë në tokë – Prokuroria jep detaje të vrasjes në Prizren, i dyshuari tentoi t’i fshijë gjurmët e ngjarjes
TOP Momenti

E sulmoi fizikisht dhe ia përplasi kokën disa herë në tokë – Prokuroria jep detaje të vrasjes në Prizren, i dyshuari tentoi t’i fshijë gjurmët e ngjarjes

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?