By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konfirmohet sëmundja e lisë së deleve/dhive, AUV vendos masa urgjente në gjithë vendin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konfirmohet sëmundja e lisë së deleve/dhive, AUV vendos masa urgjente në gjithë vendin
TOP Momenti

Konfirmohet sëmundja e lisë së deleve/dhive, AUV vendos masa urgjente në gjithë vendin

Momenti
Published: May 30, 2026

Bazuar në rezultatet e analizave diagnostike të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), është konfirmuar prania e sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheep Pox/Goat Pox) në një fermë të deleve në fshatin Delloc, Komuna e Suharekës.

Mostrat e marra dhe të analizuara në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë vërtetuar praninë e kësaj sëmundjeje. Menjëherë pas konfirmimit, ekipet e AUV-së, në bashkëpunim me veterinerët privatë dhe akterët e tjerë relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për kontrollimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

AUV nga dita e shtunë ka futur në fuqi disa masa.

Your browser does not support the video tag.

“Bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, vendos masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheep Pox/GoatPox) në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Masat zbatohen në gjithë territorin e republikës se Kosovës ( varësisht nga situata masat mund të ndryshojnë)

  1. Masat e përgjithshme:
  2. a) Ndalohet lëvizja e kafshëve dele dhe dhi nga fermat, tregtimi në tregje dhe shitblerja;
  3. b) Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje.
  4. c) Obligohen fermerët mbajtës të deleve dhe dhive që për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve, menjëherë të njoftojnë veterinarin. Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje
  5. d) Fermerët mbajtës të deleve dhe dhive të aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre.
  6. e) Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura nga Komunat;
  7. f) AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike;
  8. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën për tregtimin e kafshëve të imta dele dhe dhi.

  1. Obligohen Policia e Kosovës, organet Komunale që në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.
  2. Masat hyjnë në fuqi menjëherë.

Raportoni në numrin:

0800 500 95 Pa pagese 24h

Çfarë është sëmundja Lija e deleve/dhive?

Lija e dhenve (e njohur edhe si sheeppox/goatpox) është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Ajo shkaktohet nga një virus i familjes Capripoxvirus dhe është ndër sëmundjet më të rënda për këto specie, me pasoja të mëdha ekonomike.

Simptomat?

  • Temperaturë e lartë (40–42°C)
  • Humbje oreksi dhe plogështi
  • Rrjedhje nga hunda dhe sytë
  • Lezione (puçrra, plagë) në lëkurë, sidomos në kokë, veshë, bark dhe rreth organeve gjenitale
  • Vështirësi në frymëmarrje (nëse prek mushkëritë)
  • Në disa raste: diarre dhe dobësim i përgjithshëm

Si transmetohet?

  • Kontakt i drejtpërdrejtë me kafshë të infektuara
  • Sekrecione (pështymë, rrjedhje nga hunda)
  • Përmes mjedisit të kontaminuar (stallat, mjetet, transporti)

Kjo sëmundje nuk është zoonotike, nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu.

AUV mbetet e përkushtuar në monitorimin e situatës dhe zbatimin e të gjitha masave të parapara për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve./teve1.info/

source

You Might Also Like

PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses
Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”
Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie
Gjen mjete të dyshuara shpërthyese derisa po punonte në pronën e tij
Vdes një person në Ferizaj, në trupin e tij dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike

LEXO GJITHASHTU

Seanca konstituive, Çitaku thotë se PDK s’merr pjesë derisa Gjykata të japë sqarimet
Seanca konstituive, Çitaku thotë se PDK s’merr pjesë derisa Gjykata të japë sqarimet
Lajme
Vazhdimi i seancës konstituive, Lumir Abdixhiku arrin në Kuvend
Vazhdimi i seancës konstituive, Lumir Abdixhiku arrin në Kuvend
Lajme
Të shtëna me armë zjarri në dyert e një shtëpie në Livoç të Ulët
Të shtëna me armë zjarri në dyert e një shtëpie në Livoç të Ulët
Lajme
Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në
Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në
Lajme
Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe breshër në zonën lindore
Moti në Shqipëri, reshje shiu dhe breshër në zonën lindore
TOP Momenti

You Might Also Like

Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës
TOP Momenti

Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

September 13, 2026
Kuvendi sot në “provën” e radhës për konstituim,  LVV ndryshon qëndrim për nënkryetarë​t
TOP Momenti

Kuvendi sot në “provën” e radhës për konstituim,  LVV ndryshon qëndrim për nënkryetarë​t

September 13, 2026
Mot i paqëndrueshëm sot, priten edhe riga shiu
TOP Momenti

Mot i paqëndrueshëm sot, priten edhe riga shiu

September 13, 2026
Policia e Kosovës me plan operativ në Mitrovicën Veriore, s’lejohen të kalojnë veturat me simbole kombëtare
TOP Momenti

Policia e Kosovës me plan operativ në Mitrovicën Veriore, s’lejohen të kalojnë veturat me simbole kombëtare

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?